BBC publikon hartën e Serbisë pa Kosovën, çmenden serbët
11.02.2012 (komentet: 0)
Tenisti serb i lindur në Kosovë, Novak Djokovic është shumë i popullarizuar në Britaninën e Madhe.
Djokovic është mysafir i shpeshtë i kryeministrit David Cameron, miqësia e tij me Andy Murray është e njohur mirë, megjithatë, edhe kur shkruhet rreth tij, britanikët respektojnë politikën zyrtare dhe nuk shkruajnë për qejfin e opinonit serb.
Në ueb sajtin e BBC-së është paraqitur një shkrim i gjatë për këtë sportist serb të njohur në botëdhe në krah të fotografisë së tij harta e Serbisë - por kësaj radhe për “ habi” të serbëve pa Kosovën.
Sipas Zarko Paspal ( ish-basketbollist), nënpresident i Komitetit Olimpik të Serbisë, Komiteti Olimpik nuk mundet të bëjë asgjë sa i përket paraqitjes së Serbisë në medijat e huaja.
“Nuk mundemi të bëjmë më shumë sa i përket kësaj çështje, përveç të pajtohemi me një qëndrim të tillë. Pa marrë parasyshë çka emiton BBC, për ne Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë. Jemi dëshmitarë gjatë gjithë këtyre viteve deri na solli politka e disa vendeve ndaj nesh. Këto janë çështje që tejkalojnë kornizat sportive. Çështje e jona është ta përkrahim politikën shtetërore të vendit tonë, ndërsa të tjerët veprojnë siç po veprojnë (po na vrasin) - pa “ armë”, tha Paspal, transmeton portali Alo.
Shto koment