Bashkësia serbe dhe veriu u njohën ndërkombëtarisht

20.04.2013 (komentet: 0)

Kryeministri serb Ivica Daçiq pret që koalicioni qeveritar ta pranojë marrëveshjen me Kosovën. "Kjo është më e shumta që në këtë moment mund të realizohej, është hera e parë që ndërkombëtarisht u njoh veriu dhe bashkësi serbe në Kosovë", ka thënë Daçiq për RTS.


Foto: Getty Images

 

Ai ka theksuar se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se do të vazhdojnë bisedimet për statusin e saj dhe se për herë të parë janë dhënë garanci se ushtria e Kosovës nuk mund të operojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it, përkatësisht të NATO-s

Sipas fjalëve të tij, Serbia të hënën, me shkrim, do ta njohë Catherine Ashtonin në e pranon ofertën. Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare për herë të parë ka qenë me palën serbe.

Daçiq ka thënë se negociatat për Kosovën nuk mund të barten në OKB dhe ka shtuar se pala serbe para dy javësh kishte refuzuar të pranonte pikën 14 që i referohej anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe në OSBE dhe se në tekstin e djeshëm kjo pikë është ndryshuar.

A ka shtuar se Serbia në Kosovë duhet të shpëtojë atë që mundet.

"Për popullin është me rëndësi me ç’ çizme shkelet, cila është policia, kush akuzon dhe kush e gjykon", ka thënë Daçiq, raporton Koha.

Kthehu mbrapa

Shto koment