Ban Ki Mun viziton sot Beogradin

23.07.2012 (komentet: 0)

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, do ta vizitojë sot Beogradin.

Gjatë qëndrimit të tij në shtetin serb, ai pritet ta takojë presidentin, Tomisllav Nikoliç dhe shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.

Vizita e tij bërë Serbisë hyn në kuadër të turneut ballkanik, të cilin Ban e nisi më 20 korrik.

Deri më tani, sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara ka vizituar Slloveninë, Kroacinë dhe Malin e Zi.

Të martën, ai pritet të qëndrojë në Kosovë, ndërsa më pas do ta vizitojë Maqedoninë dhe Bosnjën për ta përmbyllur turneun në rajon më 26 korrik.

Kthehu mbrapa

Shto koment