Bajram Temaj, pronar i furrës “Evropa” në Novi Sad nuk u trembet huliganëve

19.10.2014 (komentet: 0)


Bajram Temaj, pronar i furrës “Evropa” në Novi Sad që u sulmua nga huliganët serb pas ndeshjes në mes të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdoj punën e tij pavarësisht kërcënimeve. Ka kërkuar ndihmën e policisë serbe por këta të fundit i thanë se nuk mund ta mbronin.

“Pas sulmit të parë të mërkurën në mbrëmje në furrën e një pronari shqiptar në Somobor, i dërgova një kërkesë policisë në Liman dhe Departamentit të Policisë në Novi Sad. I pyeta për mbrojtje të pronës. Isha i frikësuar, sepse pas incidenteve dhe tensioneve në Serbi dhe Kosovë tre dyqanet e mija në Novi Sad do të jenë target i huliganëve. Policia mu përgjigj se nuk kanë mjaft makina patrullimi”, ka thënë për ‘Blic” Bajram Temaj.
Dyqani i tij dhe 32 dyqane të tjera të pronarëve shqiptare u shkatërruan në sulme të motivuara nga ndeshja e 14 tetorit në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.
Pavarësisht kësaj ai thotë se nuk do të largohet nga Novi Sadi dhe për këtë u ka bërë thirrje edhe shqiptarëve të tjerë.
“Në Novi Sad jemi për më shumë se 28 vjet. Këtu kam dy fëmijë dhe jemi të detyruar të jetojmë këtu. Nuk mendoj se duhet të largohemi duke shitur pronën tonë”, tha ai.
Aleksandar Nikoliq, sekretar i MUP-it serbë, ka thënë se lidhur me incidentet e vandalizmit ndaj pronave të shqiptarëve në Serbi, është arrestuar vetëm një person.
Ai nuk ka dhënë detaje lidhur me incidentet në Novi Sad, Sombor, Vershac dhe Starapazovë.
“Po i kërkojmë sulmuesit. Serbia nuk do të lejoj zgjerimin e urrejtjes fetare e nacionale. Të gjithë që kanë shkatërruar pasurit e shqiptarëve, do të dënohen”,ka thënë Nikoliq.

Kthehu mbrapa

Shto koment