Azem Syla lëshon Zvicrën dhe përmbush obligimet ndaj këtij shteti

02.05.2012 (komentet: 0)

Siç bën të ditur zyra e avokatëve që përfaqëson Azem Sylën, klienti i tyre do të zbatojë vendimin e institucioneve gjegjëse. “Ai, deri më 15 maj do të jetë jashtë Zvicrës”, i është thënë gazetës “Solothurner Zeitung” nga kjo zyrë.

albinfo.ch - Shikuar nga ana juridike, gjithçka duket e qartë. Azem Syla, i cili përmes bazës së invaliditetit ka përfituar mbështetje materiale prej 426 mijë frangash dhe krahas kësaj ka ndërtuar karrierë politike në Kosovë, duhet ta braktisë Zvicrën. Këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Federale, e cila nuk e ka marrë fare në shqyrtim ankesën e Sylës kundër vendimit për dëbim.

Siç bën të ditur zyra e avokatëve që përfaqëson Azem Sylën, klienti i tyre do të zbatojë vendimin e institucioneve gjegjëse. “Ai, deri më 15 maj do të jetë jashtë Zvicrës”, i është thënë gazetës “Solothurner Zeitung” nga kjo zyrë.

Sipas gazetës, Syla aktualisht gjendet ende në Zvicër ku po i nënshtrohet marrjes në pyetje nga Prokuroria e Përgjithshme. Ndërkaq, kundër tij është duke rrjedhur procedura për shkelje të të drejtës së të huajve dhe për abuzim me ndihmat sociale dhe ajo do të vazhdojë edhe pas kthimit të Sylës në Kosovë.

Ndërkohë që ana juridike e çështjes po kristalizohet, problemi ka shkaktuar shumë kokëçarje në strukturat politike e institucionale të komunës Biberist ku ka jetuar Azem Syla dhe në Kantonin e Solothurnit. Institucionet përgjegjëse i hedhin fajin njëri tjetrit për neglizhencën në rastin e dhënies, siç thuhet, pa të drejtë të ndihmave politikanit kosovar.  

Në këtë shkëmbim akuzash nuk mbetet i paprekur as niveli federal, i cili, sipas gazetës, duhej të mbante në dijeni institucionet kantonale mbi veprimtarinë politike të Sylës jashtë vendit (në Kosovë).

Kthehu mbrapa

Shto koment