Avni Avdiu, shkencëtari me tre diploma dhe dy doktoratura anashkalohet nga institucionet arsimore dhe shkencore në Maqedoni

17.02.2015 (komentet: 0)

 

Avni Avdiu, shkencëtari me tre diploma dhe dy doktoratura anashkalohet nga institucionet arsimore dhe shkencore në Maqedoni

 

Avni Avdiu, shkencëtari dhe filozofi nga Kumanova është një personalitet dhe intelektual i dalluar, i fokusuar kryesisht në shkencë, por i anashkaluar nga institucionet arsimore dhe shkencore në Maqedoni. 

 

Ai dje në Universitetin Shtetëror të Shkupit ‘Kirili e Metodij’ në Fakultetin Filozofik me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës me temën: “Nocioni i të majtës dhe të djathtës te partitë politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni prej vitit 1990 deri në vitin 2010”, para komisionit: akademik Ferid Muhiq, prof.dr.Branisllav Sarkanjac, prof.dr.Kole Jovanovski, prof.dr.Ilija Acevski dhe prof.dr.Mirko Gjoshev. 

Sipas vlerësimit të komisionit ky punim kalon përmasat republikane dhe mund të vlerësohet si një ndër punimet më të mira të filozofisë politike edhe në gjithë hapësirat e ish-Jugosllavisë. 

Avni Avdiu brenda katër viteve  ka diplomuar në tri drejtime: në filozofi, gazetari dhe në sociologji me notë mesatare 10, ka magjistruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Shkencave Sociale; kurse është në përfundim e sipër të temës së doktoraturës në sociologji në Universitetin Shtetëror të Tiranës me temën: “Ndikimi i mediave në globalizim dhe i globalizimit në medie”.    

Por, edhe përkundër kësaj, ky potencial dhe resurs njerëzor anashkalohet nga institucionet e politizuara shkencore dhe arsimore në Maqedoni. Fatkeqësia më e madhe është se doktori i shkencave Avni Avdiu akoma evidentohet si i papunë në Entin e Punësimit në Maqedoni. (INA)

Kthehu mbrapa

Shto koment