Pas deklaratës së para do kohesh të Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, se “Serbia ështëmë e rëndësishme se Kosova dhe BE”, mandej tjetra nga i njejti se “Serbia nuk do të shkatërrohet nëse e humb Kosovën”, tutje se ai e kishte kuptuar më në fund se përveq zotit të gjithfuqishëm, për Serbinë ekziston edhe ai përtej oqeanit. Se duhet ndryshuar gjendja në Ballkanin Perëndimor, vijnë deklaratat sa i përke te dhen dryshimeve të cilat duhet të ndodhin mbrenda Serbisë së sotme. Përveq deklaratave të pandalshme për krijimin e Autonomisë së Sanxhakut, nuk kanë të ndalur as deklaratat për Autonominë e Vojvodinës.

Profesori Fakulteti të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Veselinov, para disa kohe në një panel të OJQ-ve "Klubii Vojvidinës" nga Vojvodina, tha se Vojvodina duhet të fitojë statusin e republikës dhe se duhet të organizohet një referendum për këtë qështje.

Mandej Latinka Perovic doli me një kërkesë e cila i bashkangjitet kërkesës së profesorit Veselinov. "Autonomia e Vojvodinës ka historinë e vet, që nuk fillonë me komunistët. Kjo autonomi ka përmbajtje kulturore dhe historike," kishte thënë Latinka Perovic në Novi Sad në një konference me temën  "Si të hulumtojmë dhe gjykojmë sot shkencëtarisht historinë e Jugosllavisë dhe Serbisë."

Se Autonomia e Vojvodinës është gjendje normale, sikurse që është normale që kjo autonomi të jetë në kuadër të Serbisë, deklaroi së fundi edhe akademiku Tibor Varadi.

Ai konstatonse Ligji për krijimin e juridiksionit të K A të Vojvodinës "është një përpjekje për të vendosur një gjendje normale në kuadër të Serbisë", duke shtuar se këtë ligj e ka miratuar Parlamenti i Serbisë dhe se ai mendon që u miratua në bazë të Kushtetutës.

Duke theksuar ai beson se frika nga autonomia e Vojvodinës është "krejtësisht e pa arsyeshme " .Varadi në një intervistë për "Dnevnik" e Novi Sadid shtoi se atij i duket se "frika e autonomisë së Vojvodinës i ka rrënjët nga përvoja me Kosovën, mandej nga dëshira për t’i u shmangur një skenar të tillë" .

Krahasimet me Kosovën janë të pa baza dhe "nuk është thelbi tek krahasimi, por në fakt, Vojvodina është me të vërtetë diçka tjetër", tha eksperti i njohur i të drejtës ndërkombëtare, ai theksoi se "rrënjët historike janë të ndryshme, përbërja tjetër e popullsisë, dhe dëshirat e qytetërëve të Vojvodinës janë të ndryshme".

Varadi shtoi se se Kosova faktikisht nuk është humbur pas ndryshimeve kushtetuese, kur nga rrethi u avancua në Krahinë Autonome, por pasi që Slobodan Milosevic syprimoi autonominë dhe ashtu që “ arritit’ i bashkojë ata Shqiptarët e Kosovës të cilët me të vërtetë dëshironin se cesionin, me at të cilët në një mënyrë do ta pranonin autonominë”.