Ashton - Vuçiqit: Me Ivanoviqin merret EULEX-i

01.02.2014 (komentet: 0)

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka pranuar letrën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, që ky i fundit e përgoi përkitazi me arrestimin e Oliver Ivanoviqit.


 

“Kemi marrë një letër, por keni pasur mundësi që të shihni se nga EULEX arrijnë informacione të detajuara lidhur me këtë proces”, ka thënë për Tanjug, zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijancic. “Ivanoviq ka të drejtën e ankesës për paraburgim dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar”.

Vuçiq ka deklaruar dje se në këtë letër ka kërkuar nga Ashton që të sqarojë çështjen e Ivanoviqit, i cili është burgosur lidhur me akuzat për krime lufte gjatë vitit 1999-2000. Sipas tij, për hire të “paqes dhe stabilitetit” në rajon, Ivanoviq duhet të jetë në liri, ndërsa Ashton duhet të përfshihet në zgjidhjen e këtij “problemi”. 

Kthehu mbrapa

Shto koment