Ashton takon Thaçin dhe Daçiqin
19.10.2012 (komentet: 0)
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton do të takojë të premten në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë. Zyra e saj ka bërë të ditur se Ashton do të takojë ndarazi kryeministrin Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Si raporton Rel, takimet shihen si përpjekje në drejtim të rinisjes së bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Bisedimet për çështje teknike mes tyre kanë nisur në mars të vitit të kaluar, por janë ndërprerë prejse Serbia ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj.
Shto koment