Ashton: Brukseli diskuton për Kosovën dhe Serbinë

27.02.2012 (komentet: 0)

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton ka ripërsëritur sot se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës ishte një sukses i madh dhe se liderët e të dy vendeve kanë dhënë garanci se marrëveshja do të respektohet.

Ashton ka thënë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm personalisht me presidentin serb, Boris Tadiç dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, për t’u siguruar se ajo për të cilën do të merren vesh do të respektohet plotësisht.
Ashton, ka deklaruar se në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, sot dhe nesër do të diskutohet për Serbinë e Kosovën pasi ministrat të shkëmbejnë pikëpamjet rreth situatës më të re në Siri.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së do të paraqesë para ministrave raportin rreth marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë dhe raportin e punës së EULEX-it.
Ministrat do të marrin qëndrim edhe për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE.

Kthehu mbrapa

Shto koment