Asambleja Parlamentare e KE-së këtë muaj do të shqyrtojë situatën në Kosovë

04.01.2013 (komentet: 0)

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës nga fundi i këtij muaji do të shqyrtojë situatën në Kosovë, lirinë e mediave në Evropë, ndërsa deputetëve do t’u adresohet edhe komisari evropian për zgjerim, Shtefan Fyle.

Seanca do të mbahet nga 21 deri më 25 janar në Strasburg. Pritet që më 22 janar raportuesi për Kosovën Bjern van Sidov do të paraqesë raportin e tij, kurse dy ditë më vonë do të flasë komisari Fyle.

Kthehu mbrapa

Shto koment