Arrestohet Shukri Aliu, i dyshuar si "mentor" i vrasjes së pesëfishtë

06.12.2012 (komentet: 0)

Shukri Aliu, i dyshuar se është i implikuar në vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë, është arrestuar në Kosovë dhe ekstraduar menjëherë në Maqedoni.

Sipas Policisë, Shukri Aliu dyshohet se qëndron pas protestave dhe trazirave në rrugët e Shkupit pas zhvillimit të aksionit policor “Monstër” dhe si udhëheqës dhe mentor i të dyshuarve të cilët kanë ekzekutuar pesë personat, transmeton “Zhurnal”.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, ka thënë se Aliu nuk figuron ende në kallëzimin penal për vrasjen e pesëfishtë, por shton se nuk mund të përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë mentor i të dyshuarve në këtë rast. 

Kthehu mbrapa

Shto koment