Arrestohet shqiptari në Itali me 6 kg kokainë, në makinë kishte vajzën 8 vjeçare

15.03.2016 (komentet: 0)

Një shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 6 kilogramë drogë të llojit kokainë, transmeton kp.

Shqiptari udhëtonte me makinë nga Gjermania për në Itali bashkë me vajzën e tij 8 vjeçare. Emri i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, ndërsa thuhet se udhëtonte me një automjet tip Opel.

Shqiptari u arrestua në afërsi të kufirit me Austrinë, në zonën e quajtur Vipitenos. Policia nisi dyshimet kur shqiptari u bë nervoz gjatë ndalesës.

Nëse do të shitej në treg, vlera e drogës do të kapte vlerën e 1 milion eurove. Pas gjetjes së drogës, shqiptari është prangosur, ndërsa vajza i është besuar shërbimeve sociale, në pritje të mamasë që të vijë nga Gjermania.
 

Kthehu mbrapa

Shto koment