ARRESTOHEN 290 EMIGRANTË TË KOSOVËS NË SERBI

06.02.2015 (komentet: 0)

 

Në 48 orët e fundit janë arrestuar 290 persona, kryesisht shqiptar nga Kosova, të cilët ishin duke u përpjekur që ta kalojnë ilegalisht kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë, njofton qeveria serbe.

 

Janë ngritur 256 kallëzime kundërvajtëse dhe 50 kallëzime penale kundër kontrabandistëve e janë konfiskuar 15 automjete, ka thënë ministri serb i policisë, Nebojsha Stefanoviq .

Kujtojmë se sipas vlerësimeve paraprake brenda muajit janar të këtij viti Kosovën e aklën braktisur rreth 20 mijë qytetarë.  

Kthehu mbrapa

Shto koment