Arrestohen 22 shqiptarë në Mal të Zi

26.05.2013 (komentet: 0)

Sot rreth orës 11:00 në fshatin Martinaj, forcat speciale malazezekanë arrestuar dhjetëra shqiptarë. Arrestimet kanë ndodhur pasishqiptarët kanë kundërshtuar ndërtimin e Kishës ortodokse serbe. Këtë tëdhënë e kanë konfirmuar për Kosovapress, Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhekoordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë - Malësie Madhe “Martin Dreshaj”.

Arrestohen 22 shqiptarë në Mal të Zi

 

 

Kjo shoqatë, sipas Jasharajt, menjëherëpas marrjes së lajmit për arrestimet masive në Martinaj të Gucisë kambledhur kryesinë dhe ka analizuar gjendjen. Ai ka bërë të ditur senesër do t’i drejtohen me një letër-kërkesë Qeverisë së Republikës sëShqipërisë dhe të Kosovës, ku do të kërkojë nga të dy vendet që tështrojnë ndikimin e tyre tek qeveria malazeze për të ndalë, siç thotëai, terrorin mbi popullatën e atjeshme.

“Podgorica ka kohë që kapunuar për të krijuar atmosferë të rëndë e për të arritur qëllimin finaltë spastrimit të shumë vendbanimeve nga populli autokton shqiptar atje.Edhe projekti djallëzor ngritjes së një deponie të madhe buzë fshatitMartinaj kishte për qëllim që këtë vendbanim shqiptar e atë bukuri tëmadhe natyrore ta kthente vend që kundërmon dhe kështu t’i detyrontebanorët e Martinajve që të iknin nga aty për të lëshuar kështu trojetstërgjyshore”, ka thënë Jashari.

Ai, po ashtu ka thënë se janë nëkomunikim të vazhdueshëm më banorët e asaj ane dhe se disa dëshmitarënga vendi i ngjarjes kanë pohuar se arrestimet kanë ndodhur në mënyrëbrutale dhe se nuk ka munguar edhe dhuna.

Epilogu i kësaj ngjarjeka rezultuar me arrestimin e 22 shqiptarëve, duke mos përjashtuar edhepleqë të moshës së shtyrë dhe të gjithë gjenden në stacionin policor tëPlavës.

Të arrestuarit janë:

1. Isuf Balia Balidemaj, mosha 80 vjeçare

2. Selim Kameri Hasangjekaj, mosha 74 vjeçare

3. Sherif Lani Hasangjekaj ne te 70-at

4. Bujar Hasangjekaj

5. Naim Prelvukaj

6. Lis Naimi Prelvukaj

7. Shaban Syla Balidemaj

8. Skender Hasangjekaj

9. Flamurdon Hasangjekaj

10. Hasan Prelvukaj

11. Valon Prelvukaj

12. Fatos Prelvukaj

13. Shaban Prelvukaj

14. Sadri Smajli Balidemaj

15. Ibish Balidemaj

16. Rexhe Balidemaj

17. Bali Rama Hasangjekaj

18. Sadik Rama Hasngjekaj

19. Luan Bajram Balidemaj

20. Martin Hasangjekaj

21. Ali Zeqiri Prelvukaj

22. Bekim Hasangjekaj

Kthehu mbrapa

Shto koment