Aqif Blyta, “plagë” për Serbinë!

06.09.2014 (komentet: 0)

Gjatë tërë manifestimit disa ditor në asnjë moment nuk u përmend Aqif  Blyta e as bashkëpunëtorët i tij. Megjithatë, Serbinë e kaplojnë ethet. "Boshnjakët" lojal ndaj Serbisë hedhin vrer kundër liderëve të Sanxhakut.  Blyta është njëri ndër politikanët dhe patriotët më të shquar  të Sanxhakut të Pazarit të Ri, gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilin OZNA e ekzekutoi në Haxhet më 21 janar 1945 .

Ismet Azizi

Sanxhaku do të "shpërthej" nëse shteti nuk i kushton vëmendje boshnjakëve dhe nëse nuk ndalet të bëjë pazarllëqe me politikanë nga radha e boshnjakëve, vlerëson Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq. Ai në lidhje me manifestimin që u bë në shenjë të nderim të viktimave të komunizmit, ka thënë se marshimi i të rinjve me uniforma të gjelbra qon drejt eskalimit të ri të konfliktit në Sanxhak.

Për agjensinë e lajmeve Beta, Janjiq, ka thënë se shëtitja e djeshme, të cilën e kryesoi Myftiu Muamer Zukorliq, është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në rrjedhën e zgjedhjeve për këshilla nacionale të cilat nuk do të mbahen në atmosferë të qetë.

 

Janjiq shtoi se "kushdo që ka punuar në Sanxhak e di që qytetarët kanë frikë në eskalimin e konflikteve ndërmjet rrymave të ndryshme të boshnjakëve". Ai ka bërë me dije se brenga tjetër është se Qeveria e Serbisë nuk i njeh problemet e pakicave të cilat realisht ekzistojnë.

"Kjo është shqetësuese, sepse qeveria nuk ka mekanizëm për zgjidhjen e situatave kritike. Qeveria nuk ka ministri për pakica dhe politika të integrimit por ka trashëguar një politikë të pazarllëqeve me politikanë nga radhët e pakicave e cila shkon në dëm të pakicave dhe vet Serbisë ", ka thënë Janjiq.

Sipas tij, nëse vazhdohet në këtë mënyrë, do të rritet numri i uniformave nga ana boshnjake dhe e palës serbe, nëpërmjet organizatave neo-fashiste.

Janjiq vlerësoi se ngjarjet e djeshme në Novi Pazar "paralajmërojnë ekzistencën e asaj që mund të quhet Garda Civile", sepse uniformat që ishin veshur nga të rinjtë gjatë kësaj shëtitjeje ", krejtësisht janë të njëjtat me ato të milicisë myslimane të Luftës e Dytë Botërore."

 

"Kjo ndodhë në momentin kurë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë arrestohen ata që rekrutojnë njerëz për të luftuar në Irak," tha Janjiq, duke shtuar se ka  frikë se kjo situatë do të dalë jashtë kontrollit.

 

Ndërsa kryeshefi i qeverisë komunale në Pazarin e Ri, Meho Mahmutoviq, shprehet i shqetësuar nga fakti i përafrimit të myftiut Zukorliq dhe liderit te PAD-it, Sulejman Uglanin.

 

Mahumutoviq, me ironi tha se është interesant të shihen së bashku Zukorliq dhe Uglanin " të cilët deri para disa ditëve kanë akuzuar njëri tjetrin për problemet e veta".

 

" Politikat e tyre janë të njëjta, por retorikën e kanë të ndryshme. Zukorliq dëshiron të jetë lider fetar dhe lider politikkurse Uglanin dëshiron të jetë edhe politikan edhe  lider fetar", vlerëson Mahmutoviq.

 

Meho Omeroviq , zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, i cili ska asnjë lidhje me Sanxhakun, as me farë e as me fis, i cili diku nga Bosnja ka shkuar në Beograd të studioj aktrimin, e që nuk i ka shkuar përdore as të pranohet, ka studiuar politikën dhe ka mbet në Beograd. Omeroviq, I cili tashti merret me politikë, dhe kinse i përfaqëson boshnjakët, ka theksuar se "pamjet dhe mesazhet që janë dërguar nga kjo përformancë me regji të Zukorliqit janë shqetësuese për të gjithë qytetarët e Serbisë".

 

“Barazimi i viktimave të boshnjakëve të pafajshëm të luftës me kriminelin e luftës  Aqif Efendiun, të cilën e bëjnë së bashku Zukorliq dhe Uglanin, është jo vetëm falsifikim i rëndë i historisë por edhe inkurajim për veprimet të cilat ky njeri i ka bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore” - tha ai.

Omeroviq nuk e di ose nuk dëshiron të dijë se në janarin e 1945, atë që nuk arritën ta bëjnë çetnikët e Drazha Mihajloviqit ndaj popullatës së Sanxhakut të Pazarit të Ri, e bëri pushteti “popullor” serbo-komunist.

 

Në muajt e parë nga marrja e pushtetit u ekzekutuan rreth 2000 persona, shumica e tyre shqiptarë në krye me udhëheqësin politik e ushtarak të Sanxhakut Aqif Blytën. Aqif Blyta ose Aqif  Haxhiahmetoviq (1887- 1945) nga populli i Sanxhakut njihet si Aqif-efendia, është personi më i merituar i cili me ndihmën e vëllezërve nga Kosova dhe Peshteri, arritën ta mbrojnë popullatën e kësaj treve nga shfarosja.

 

Në ndriçimin e figurës dhe personalitetit të Aqif Blytës më i zëshmi është lideri fetar i Sanxhakut, myftiu Muhamer Zukorliq, i cili në manifestimin e mbajtur në sheshin e qytetit të Pazarit të Ri, në prag të muajit të shenjtë Ramazanit në vitin 2012, pjesëmarrëseve iu drejtua me këto fjalë: “Dua të potencoj se Aqif Efendia është hero i yni. Aqif  Efendia e ka organizuar mbrojtjen e këtij qyteti nga çetnikët. Sikur mos të ishte bërë ky organizim, atëherë numri i popullsisë boshnjake në këtë qytet do të ishte po aq sa ka Priboji, Plava dhe Novi Varoshi. Këtë të mirë ne atyre nuk do t'ua harrojmë. Nuk do të pranojmë nga askush të bëjnë atë çka e kanë bërë me dekada. Gjithmonë ka ekzistuar tentativa që lëvizjet ekstremiste tek populli serb dhe kroat, siç kanë qenë çetnikët dhe ustashët, që të gjendet dikush në popullin boshnjak që edhe ne të gjendemi në atë peshojë. Ne këtë nuk e kemi traditë. Ndërsa, ajo çka ka ndodhë në Sanxhak dhe në Novi Pazar, edhe pse ekzistojnë disa elemente të kolaboracionit me okupatorin gjerman, të gjithë e dinë, edhe miqtë edhe armiqtë, se nuk ka ekzistuar asnjë element i kolaboracionit ideologjik, përveçse ka qenë në pyetje domosdoshmëria e mbijetesës. Krerët tanë, në krye me Aqif Efendiun dhe të tjerët këtu në Sanxhak, kanë luftuar me të gjitha mjetet e mundshme që këtë popullatë ta shpëtojnë, dhe në këtë kanë pasë sukses. Ne ua bëjmë hallall dhe qoftë e shenjtë kujtimi përta dhe përgjithmonë do t’u jemi falënderues. Ndërsa, ata të cilët kanë hequr dorë nga Aqif Efendiu, ata me ne nuk kanë asgjë të përbashkët. Ata kanë hequr dorë nga feja jonë, kultura jonë, kombi ynë, tradita jonë, dhe unë në këtë natë të shenjtë nuk dua të flasë për ta asgjë”./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment