Anija amerikane në Durrës s’lidhet me ngjarjet në rajon

24.04.2012 (komentet: 0)

Zbarkimi i anijes USS Gunston Hall do të bëhet në Durrës të Shqipërisë prej 24 deri 27 Prill, për një vizitë të rregullt dhe të planifikuar të portit.

 

Ambasada Amerikane në Prishtinë, duke vërejtur raportime të gabuara nga mediumet vendore lidhur me vizitën a anijes së Flotës Ushtarake Detare Amerikane në Durrës të Shqipërisë, ka reaguar përmes një komunikate, që sot iu shpërnda medieve me rrugë elektronike. Në komunikatë thuhet:

Zbarkimi i anijes USS Gunston Hall do të bëhet në Durrës të Shqipërisë prej 24 deri 27 Prill, për një vizitë të rregullt dhe të planifikuar të portës. Kjo vizitë i shërben Flotës së 6-të Amerikane, të vazhdojë përpjekjet në ndërtimin e partneritetit global bregdetar me shtetet europiane si dhe të përmirësojë sigurinë dhe mbrojtjen bregdetare. Gjersa janë në port, oficerët dhe anëtarët e ekuipazhit do të takohen me zyrtarë vendorë dhe do të marrin pjesë në aktivitete kulturore. Anija, USS Gunston Hall, viziton këtë port bazuar në zbarkimin e planifikuar të Flotës së 6-të Amerikane në zonën e saj të përgjegjësisë.

Për të përgënjeshtruar keqinformimin lidhur me vizitën, Ambasada Amerikane në Prishtinë thekson se kjo vizitë ska lidhshmëri me kundërpërgjigje të çfarëdo ngjarje në regjion. Është një vizitë e rregullt dhe e planifikuar. Një vizië e tillë, ofron një vendtakim të mrekullueshëm për ndërtimin e njohurive të përbashkëta të taktikave, profesinalizmit, mirëkuptimit kulturor dhe besimit bregdetar. Ato nënvizojnë partneritetin tonë në rritje, i cili kërkon solucione kooperative që kontribuojnë mbrojtjes së regjionit. Për më tepër, këto vizita ndihmojnë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona. Gjatë qëndrimit në port, ekuipazhi i anijes do të bëjë punë bamirësie, përfundon komunikata. /KD

Kthehu mbrapa

Shto koment