Angelina Jolie në shënjestër të nacionalistëve serb
03.02.2012 (komentet: 0)
Në prag të premierës së paralajmëruar filmit "Në Tokën e gjakut dhe mjaltit" në Beograd më 23 shkurt, mediat serbe filluan një e propagandë të hatashme ndaj aktores së famshme të Hollywoodit Angelina Jolie.
Mediat serbe akuzojnë Joli, i cila disa herë tregoi se është një mike ei sinqertë e BiH, dhe ka kërkuar heqjen e Republikës Serbe, e cila me kët rast u vu në shënjestër të sulmeve verbale të nacionalistëve serb.
Gazeta beogradase "Kurir", e afërt me qeverinë e tanishme, në numrin e fundit ka publikuar një artikull, në të cilën ambasadorja e OKB-së akuzohet për sulmin ndaj serbëve, dhe filmi i saj është karakterizuar si "përdhosje Holivudjane" e kombit serb. Fakti se ka pasur 300.000 myslimanë të vranë dhe 50 000 gra muslimane të përdhunuan e quajti "fantazi shkencore" dhe "u paralajmërua " se Joli së shpejti do të kërkojë heqjen e RS.
Megjithatë, presidentja e Komiteit serb të Helsinkit Sonja Biserko, duke komentuar mbi këtë valë të propagandës së Beogradit zyrtar, thotë për të përditshmen Sarajevase "Avaz" se nacionalistët i japin ngjyra filmit të Angelins duke marrë parasysh përmbajtjen dhe fuqinë që ai mund të ketë në promovimin e të vërtetës mbi luftën në B dhe H.
Gjithashtu, ajo tha se një arsye për sulme, është edhe fakti se filmi ka marrë mbështetje në Amerikë, dhe është promovu në Uashington DC.
Filmi do të depërtoj me shpëjtësi të madhe në botë. Beogradi dhe nacionalistët serb kanë një milion arsye për të qenë të frikësuar nga ky film. Ata menjëherë e implikojnë heqjen e RS, sepse ata e dinë karakterin dhe mënyrën e krijimit të këtij etniteti tha Sonja Biserko .
Shto koment