Angelina Jolie shpallet qytetare nderi e Sarajevës
23.04.2012 (komentet: 0)
Aktorja nga Holivudi Angelina Jolie është emëruar qytetare nderi e Sarajevës, raportojnë agjencitë
Drejtoresha e filmit, "Në vendin e gjakut dhe mjaltit," e cila merret me luftën e viteve 1992-95 në Bosnjë, u shpall qytetare nderi e Sarajevës për shkak të kontributit të saj, siq u tha nga qeveria rajonale, në ruajtjen e të vërtetës rreth ngjarjeve gjat luftës në Sarajevë dhe Bosnje-Hercegovinë.
Aktorja është ftuar që me 3 maj të merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të titullit.
Autoritetet e Sarajevës një njohje e tillë e dhuron çdo vit për shtetas të huaj që promovon demokracinë, humanizmin dhe tolerancën.
Filmi i Angelina Jolie i cili ka për temë një lidhje dashurie në mes të nji serbi- dhunues dhe një myslimaneje-viktimë që u shfaq në kinematë lokale ka ngjallur polemika të konsiderueshme në rajon.
Gallapremierë solemne në Beograd të këtij filmi nuk kishte, dhe për njëzet ditë të shfaqjes të këtij filmi në Serbi, gjithsejt e kan pare vetëm disa qindra spektatorë.
Ajo më herët për mediat pat deklaruar se" edhe mëtej ndjen se nuk ka bërë aq sa duhet për drejtësinë dhe se nuk ka arritur të pasqyrojë në kuptimin e vërtetë atë që kanë përjetuar Boshnjakët në luftë".
/Ismet Azizi/
Shto koment