Anëtarësimi në BE, Lunaçek: Serbia të zbatojë marrëveshjet

30.03.2012 (komentet: 0)

“Serbia duhet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me Prishtinën, në të kundërtën nuk do ta marrë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE”- tha në një takim me gazetarët në Prishtinë, raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek.

Raportuesja e PE-së e sheh si të nevojshme nisjen e një dialogu politik për veriun e Kosovës, por pas formimit të qeverisë së re në Serbi, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 6 majit atje. 

Sipas Lunaçek, opsioni më i mirë do të ishte që ky dialog të zhvillohet ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve lokalë të veriut të Kosovës, por në rast të nevojës, të përfshihet edhe Beogradi zyrtar. Ndërmjetësimin e këtij dialogu, sipas eurodeputetes, do ta bënte që Bashkimi Evropian, i cili aktualisht po ndërmjetëson edhe në dialogun teknik midis Kosovës dhe Serbisë. 

Vizita e zonjës Lunaçek në Prishtinë pason miratimin e një rezolute në Parlamentin Evropian mbi Kosovën, në të cilën përveç të tjerash u bëhet thirrje pesë vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Kthehu mbrapa

Shto koment