Amra Babiq gruaja e parë kryetare komune me shami në Evropë
09.10.2012 (komentet: 0)
Amra Babiq është një politikan boshnjake. Aktualisht shërben si Ministreshë në Ministrinë e Financave të kantonit Zenicë - Doboj.
Amra Babiq është një politikan boshnjake. Aktualisht shërben si Ministreshë në Ministrinë e Financave të kantonit Zenicë - Doboj.
Amra ka lindur më 16 02 1969 në Visoko. Ka diplomuar në ekonomi . Është kryetari i bordit të drejtorëve të Organizatës së Familjeve të ushtarëve të rënë në luftë. Ka shërbyer më parë si Drejtoreshë e VGT Consulting në Visoko. Është nën e tre fëmijëve.
Dyzet e shtatëvjeçarja Amra Babiq nga qyteti i vogël boshnjak Visoko, në afërsi të Sarajevës, është gruaja e parë kryetare komune në Bosnjë, por edhe Evropë, e cila vazhdimisht mban nikab, transmetuan agjencitë, duke iu referuar Komisionit zgjedhor qendror të BeH-së.
Babiq, e cila rregullisht mban nikab (shami e cila i mbulon flokët, veshët dhe qafën e gruas) fitoi në zgjedhjet lokale me 30 për qind të votave në qytetin me 40.000 banorë, kryesisht myslimanë.
Para zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën të dielën në BeH, Partia e saj myslimane për Aksion Demokratik (SDA) kumtoi se nëse zgjidhet, z-nja Babiq do të bëhet "gruaja e parë prefekte e BeH-së, por gjithashtu edhe gruaja e parë prefekte në Evropë, e cila mban nikab".
Myslimanët paraqesin rreth 40 për qind prej 3,8 milionë banorëve të Bosnjë e Hercegovinës. Ata janë sunitë dhe shumica janë ithtarë të islamit të matur, i sjellë në Ballkan gjatë shekullit 15 nga Osmanlinjtë.
Shamia ishte e ndaluar gjatë regjimit komunist, kur Bosnja ishte pjesë e ish Jugosllavisë. Sot shumë myslimane mbajnë nikab, disa janë të mbuluara tërësisht, por shumica e grave nuk mbajnë shami, theksojnë agjencitë.
/Kokajnet/
Shto koment