AMERIKANIA E VERBËR QË FLET E SHKRUAN SHQIP

20.08.2013 (komentet: 0)

Carrie Hooper (Keri Huper) është nga Elmira, New York e SHBA-së. Flet, shkruan, krijon (poezi) dhe këndon në shqip. Shqipen ajo e ka në mesin e 9 gjuhëve të huaja ku disa prej tyre ajo i flet rrjedhëshëm. E ka mësuar gjuhën shqipe në më pak se 2 vjet, është e intervistuar nga disa gazetar shqiptarë, në Amerikë.

15-ac7188440a87f1ed549bacf670d6a748.jpg

-

 

Në një shkrim të saj Huper thotë se Braili e ka ndihmuar atë të mësojë gjuhët e huaja, kuptohet mes tyre edh gjuhën shqipe. Ajo ka sqaruar se Braili nuk është një gjuhë, por është si një font, i cili mund të prodhojë gjithëçka që mund të përfaqësohet në shkrim që nga gjuhët deri te notat për muzikë.

"Mësimi i brailit shkruan Huper, është i domosdoshëm për të verbërit dhe nuk është më e vështirë për fëmijët ta mësojnë se sa për fëmijët që shikojnë të mësojnë shkrimin dhe leximin me shkronjat normale. Edhe të rriturit që kanë humbur shikimin mund ta mësojnë brail. Pranoj se fëmijë të verbër me aftësi të tjera të kufizuara ose të rriturit me diabet që kanë humbur ndjeshmërinë në gishtërinjtë mund të kenë më shumë vështirësi duke mësuar brail, dhe të rriturve mund t'u ecë më ngadalë procesi i të mësuarit të brailit, por përndryshe nuk është e pamundur ta mësosh", thotë Hooper, transmeton Standardi.

Ndërkohë shton se disa mund të thonë se braili nuk është i nevojshëm në kohën e sotme meqenëse ka kompjuter me zë të sintetizuar dhe libra në audio por braili pa dyshim nevojitet sepse vetëm duke e ditur brail një i verbër mund të shikojë se si shkruhen fjalët dhe vetëm kur e di brail mund të thotë me sinqeritet se di të lexojë.

Kthehu mbrapa

Shto koment