

Perëndimi përgatit terrenin për prangosjen e dy peshkaqenëve të mëdhenj, largon ushtarët e politikës nga prokuroria
Është fakt I pamohueshëm që në administratën publike në Kosovë kemi kaos në sistemin e pagave dhe që draftimi dhe miratimi i një ligji për pagat ka qenë imperativ. Në Kosovë kemi shumë dallime në paga jo vetëm për punë ekuivalente por në institucione të ndryshme, jo vetëm mes administratës publike në njërën anë dhe agjencive të pavarura dhe ndërmarrjeve publike në anën tjetër, por ajo që është më problematike, sistemi ekzistues i pagave nuk ofron përgjigje për diferencat që do duhej të ekzistonin për të adresuar dallimet në nivel të shkollimit; dallimet në nivel të përgjegjësisë në detyrë; dallimet në nivel të rrezikshmërisë; dallimet në përvojë pune; e as dallimet në prioritet shoqëror për sektorë të caktuar. E të gjitha këto është dashur dhe kemi mundur t’i zgjidhim përmes këtij ligji që kemi sot para nesh.
Më shumë... LIGJI I PAGAVE APO LIGJI I FALIMENTIMIT TË EKONOMISË SË VENDIT
Ky është një përshkrim i shkurtër i stinëve dhe atmosferës që sillnin ato në fshatin tim (Kokaj), me theks të veçantë ndaj dimrit. Natyrisht, siç më ka mbetur në kujtesën e fëmijërisë dhe mund të jetë i ngjashëm me kujtesat tuaja. Pra, tregimi është për fshatarë, siç jam unë. Ju, që e mbani veten për qytetarë, mos e lexoni se nuk ka asgjë për ju në te…
"Unë nuk do të lejoj askënd për të ngushtuar dhe degraduar shpirtin tim duke më bërë ta urrej atë."
Vidheni kohën ne menyre te pamëshirshme. sepse ajo, nuk falë!
Një gjë është e sigurt. Pa qenë dashamirës me veten, nuk mund të jesh me të tjerët.
Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall
Arin ku e njohin, atje e çmojnë
Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam
13.01.2018 (komentet: 0)
Perëndimi përgatit terrenin për prangosjen e dy peshkaqenëve të mëdhenj, largon ushtarët e politikës nga prokuroria
Orë tmerri për peshkaqenët e politikës shqiptare, të cilët ka 27 vjet që poshtërojnë, vjedhin dhe sundojnë shqiptarët, plaçkitin pasuritë publike, shesin interesat kombëtare dhe lëvizin në prapaskenë fijet e mafies dhe krimit në vend. Goditja po u vjen pikërisht nga amerikanët, tmerri më i madh i tyre, por shpresa e fundit e shqiptarëve për t’u çliruar nga kasta e korruptuar. Me ligj dhe pa ligj, SHBA-BE shporrën Adriatik Llallën nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, duke shembur mburojën e Ilir Metës, Sali Berishës dhe të disa krokodilëve të Partisë Socialiste. Në fund të fundit, ndarja mes partive është thjeshtë formale, pasi synimi është një: Të sundojnë, të vjedhin dhe të harbohen së bashku me djersën e shqiptarëve.
Pas largimit të Llallës, po nën kujdesin e SHBA-BE ka nisur edhe spastrimi i shokëve dhe dashnoreve të tij nga pozicionet drejtuese të prokurorive. Njerëzit e Llallës, që luanin me dosjet sipas interesave të Sali Berishës dhe Ilir Metës, nisën të bënin rezistencë, por shumë shpejt u dorëzuan. Që të gjithë janë futur në listën e zezë të SHBA. Pas largimit të tyre, ka nisur edhe një hetim për mbylljen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit.
Pas gjithë kësaj furtune të paralajmëruar në prokurorinë shqiptare, fshihet përgatitja e terrenit për të arrestuar fillimisht dy peshkaqenët më të mëdhenj të krimit, korrupsionit dhe trafiqeve në Shqipëri, Ilir Metës dhe Sali Berishës. Një nga shkaqet se pse amerikanët e rrëzuan Adriatik Llallën dhe e futën në listën e zezë është se nuk pranoi të hetonte Sali Berishën. Por, atë që nuk e bëri Llalla, pritet ta bëjë Arta Marku. Me apo pa baza ligjore, Perëndimi ka kërkuar që Sali Berishën dhe Ilir Metën, dy armiqtë më të përbetuar të reformës në drejtësi, t’i shikojë me pranga në duar. Për Sali Berishën ndërkombëtarët mësohet se kanë mbi 300 dosje krimi dhe korrupsioni, të cilat përfshijnë të gjithë aktivitetin e tij prej 27 vitesh në dëm të shqiptarëve dhe kombit. Për Ilir Metën, ekziston dosja më voluminoze që mund të jetë hartuar ndonjëherë për ndonjë politikan shqiptar. Jo rastësisht Sali Berisha dhe Ilir Meta organizuan përleshjen në seancën e fundit plenare, për të mbrojtur me çdo kusht Adriatik Llallën. Ata kanë planifikuar edhe një protestë në datën 27 janar, ndërsa synojnë që të përdorin ushtarët e tyre si mburoja njerëzore.
Kryeministri Edi Rama kundërshton arrestimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Qëndrimi i kryeministrit është shumë i rëndësishëm për shkak se kontrollon shumicën e parlamentit. Me ligjet në fuqi, arrestimi i deputetëve, siç është rasti i Berishës, kalon vetëm përmes parlamentit. Edi Rama është i frikësuar. E para është i frikësuar se me arrestimin e Berishës dhe Metës, mund të humbasë pushtetin e tij, për shkak se ngjarjet mund të marrin rrjedha të paparashikueshme. E dyta, Edi Rama ka frikë se pas Berishës dhe Metës, e ka radhën ai./Pamfleti.com
Shto koment