AMBASADA E SHBA-SË E MIRËPRET KALIMIN E AMANDAMETEVE PËR GJS

07.03.2015 (komentet: 0)

Ambasada e SHBA-ve mirëpret kalimin nga ana e Qeverisë të amandamenteve kushtetuese që janë të nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale.

 

 

"Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që Kosova i ka bërë në prill të vitit 2014 me rastin e Shkëmbimit të Letrave me BE-në. Kjo poashtu tregon gatishmërinë e Kosovës për të adresuar akuzat kundër individëve nga raporti i vitit 2011 i Këshillit të Evropës. Përpjekjet e qeverisë do t’i mundësojnë Kosovës që të ecë përpara, dhe përkrahja për gjykatën do tregojë përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj sundimit të ligjit", thuhet në kumtesën e ambasadës së SHBA-së. 

Kthehu mbrapa

Shto koment