Alarmojnë Kina e Rusia: Nëse SHBA sulmon Iranin nis Lufta e Tretë!

24.01.2012 (komentet: 0)

Alarmojnë Kina e Rusia. Thonë se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj sulmojnë Iranin do të nis Lufta e Tretë Botërore.



"Në rast se Irani do të sulmohet prej amerikanëve, ose ndonjë shteti tjetër me pretendimin se përbën kërcënim bërthamor, Pekini do të hyjë menjëherë në aksion, duke zgjedhur opsionin ushtarak në favor të Teheranit dhe Ahmedinexhadit! E ka theksuar diçka të tillë presidenti kinez Hu Jintao, i cili është cituar nga 'European Union Times', një organ i Pentagonit.

Për këtë cështje ka folur edhe kryeministri rus, Vladimir Putin. Duke përmendur fjalët e shefit të Pekinit, ka thënë se e vetmja rrugë për të ndalur agresionin perëndimor kundrejt Iranit është ajo ushtarake. 

Kina do të ndërmarrë masa reprezaljeje kundër çdo veprimi sulmues që mund të vijnë ndaj republikës islamike. Forcat ushtarake të Kinës janë aktualisht në gjendje gatishmërie maksimale, pas urdhrit të vetë Hu Jintaos, i cili supas agjensisë kineze Fars Neës, në një takim me shefat e ushtrisë së vendit të tij ka premtuar se do të mbështesë Iranin me çdo kusht, duke marrë parasysh edhe rrezikun për të hyrë në Luftën e Tretë Botërore.

Kthehu mbrapa

Shto koment