Aktivizohet vullkani Etna

18.03.2012 (komentet: 0)

Lajmet e para shpalojnë se tymi dhe hiri i vullkanit, është i lartë mbi 7 kilometra, por deri në këto çaste nuk ka ndonjë ndërprerje të fluturimeve nga aeroporti i afërt me vullkanin që ndodhet në qytetin Catania të Sicilisë.

Vullkani Etna është aktivizuar sot për herë të katërt sivjet, raportojnë agjencitë italiane.

Lajmet e para shpalojnë se tymi dhe hiri i vullkanit, është i lartë mbi 7 kilometra, por deri në këto çaste nuk ka ndonjë ndërprerje të fluturimeve nga aeroporti i afërt me vullkanin që ndodhet në qytetin Catania të Sicilisë.

Shpërthimi i Etna-s është i shpeshtë dhe rëndomë nuk shkakton dëme, por në shumicën e rasteve ai shoqërohet me suspendimin e fluturimeve.

Në afërsi të vullkanit gjatë kësaj stine jo rrallë mund të shihen edhe skijatorët. Disa syresh kanë postuar fotot skijatorësh prapa të cilëve shihet tymi dhe lava që shpërthente nga vullkani i trazuar.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment