Aksident në Zvicërr; Treni godet Automjetin

25.11.2013 (komentet: 0)

Një aksident hekurudhurorë ka shënuar mëngjesin e sotëm ne Zvicërr. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të paraditës - në aksin rrugor Matterhorn-Gotthard-Bahn (MGB) kur treni i linjës Morel Bitsch kishte goditur një Minubus, në vendin e kryqezimit të rrugës së automjeteve dhe hekurudhës.

"Pash shumë njerëz të shtrirë në dëborë" tha një reporter.

Sipas raportit të policisë së kantonit të Valais, forca e goditjes nxori nga shinat tre nga vagonët e trenit, madje njëri u rrokullisë dhe një tjetër mbeti i rënë në krah.

Ka të plagosur...

Për njërin nga të lënduarit u kërkua intervenim ajror përshkak të rrezikut për jetë, duke e dërguar atë në universitetin e Bern-it me helikopter - tha zëdhënësi i policisë Markus Reider.

Të tjerët ishin me më pak lëndime - dhe ekipet e shpëtimit patën mundësinë të trajtojnë plagët e marra në vendin e ngjarjes.

Edhe pse minibusi u shkatrrua në një mase horrori - për mrekulli shoferi i automjetit nuk pësoj lëndime - tha Raider.

Përshkak të këtij aksidenti - linja hekurudhore Mörel-Bitsch është e mbyllur deri në një lajmërim të radhës. "Qytetaret mund të përdorin linjat tjera të autobuseve" - lajmëroj zëdhënësi i policisë së kantonit

Zona e Valais është e njohur për aksidente të tilla. Në vitin 2010, një aksident hekurudhor mori jetën e një turisteje dhe la të plagosur shumë të tjerë/BS/BOTA SOThttp://botasot.info/bota/253396/aksident-ne-zvicerr-treni-godet-automjetin/






Kthehu mbrapa

Shto koment