Ahmeti: Jankullovska do të mbajë përgjegjësi, procesin do ta vëzhgojnë ndërkombëtarët

17.05.2012 (komentet: 0)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në një emision të drejtpërdrejtë në programin shqip të televizionit shtetëror MTV ka folur për situatën e fundit në Maqedoni, sidomos për arrestimin e shqiptarëve në lidhje me vrasjen e pesëfishtë të pesë qytetarëve maqedonas në Liqenin e Ohrit.

“Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë dhe aktorët të zihen. Ka pasur një bashkëpunim të mirë mes organeve dhe është formuar Këshill i përbashkët prej forcave maqedonase dhe shqiptare. Nuk dihet ende përderisa kemi të panjohura. Kemi disa kualifikime që u bënë nga personalitete qoftë drejtues policie qoftë edhe nga provokimet mediatike apo përmes Facebookt, që provokohen kjo u shndërrua në një protestë. Qëllimi kryesor ka qenë i yni që protestat janë e drejtë e çdo qytetarit, pavarësisht që me ligj është e sanksionuar, pasi duhet të kërkohet leje nga organet përgjegjëse me qëllim që ata të sigurojnë vijat e demonstrimit. Të dihet se kush është organizatori. Përcaktimi ynë kryesor ka qenë të mos ketë asnjë gërvishtje pavarësisht se si do të sillet pala tjetër. Brenda dy muajve janë zhvilluar disa protesta dhe nuk ka ndodhur asnjë gërvishtje te protestuesit”, ka thënë Ahmeti.      

I pyetur se si e komenton deklaratën e ministres Jankullovska, që para se të vendosë gjykata ajo i shpalli vrasës të arrestuarit shqiptar dhe radikalë islamistë, Ahmeti tha:    

“Deklarata që është bërë se u kapën vrasësit dhe u bë kualifikimi akoma pa u verifikuar në gjyq. Kjo nuk qëndron dhe ne kemi bë takim me partnerët e koalicionit dhe nga takimi që është bërë rezultoi që zonja Gordana është nxjerrë nga kontesti. Është në nderin dhe moralin e saj që ajo të shpjegojë se ku është nxjerrë nga kontesti. Ne kemi pasur shumë angazhime dhe jemi të vetëdijshëm se ka pabesueshmëri mes shqiptarëve dhe atyre maqedonas. Kjo situatë është tepër delikate dhe jemi angazhuar në drejtim të vëzhgimit të sprovuesit të deklaratës politike, se ajo fare nuk qëndron. Nuk guxojmë të rrezikojmë dhe të dëmtojmë njëri tjetrin, duhet të dihet se deri në ç'përmasa mund të prononcohemi publikisht, në çfarë përmasa kodi e lejon që një ministër i MPB-së të shprehet për një rast të caktuar. Akoma pa u vlerësuar nga gjyqi, të thuash që ky është krimineli dhe ky është radikali është fare e paqëndrueshme dhe do të japë përgjegjësi”, tha Ahmeti.    

Ahmeti ka thënë se ka kërkuar nga BE e SHBA që të angazhojnë institucionet ndërkombëtare që të monitorojnë dhe vëzhgojnë këtë rast.    

“Ne jemi në komunikim të përhershëm me të gjitha institucionet e pavarura duke filluar nga avokati i popullit dhe nga ndërkombëtarët. E kam dëgjuar edhe unë nga avokati i popullit dhe atë e inkurajoj që të ndjekë atë hap pas hapi që të ndjekë gjithë procesin, të vizitojë të burgosurit, të argumentojë dhe dokumentojë në bazë të kompetencave  që i ka brenda këtij procesi. Ne jemi nisur nga shkalla e mos'besueshmërisë, akoma nuk kemi arritur që të krijojmë besimin midis komuniteteve dhe institucioneve. Për atë arsye ne kemi kërkuar angazhim serioz të organeve të pavarura. Siç na ka ndihmuar ky komunitet deri më tani vazhdojmë të kërkojmë që të na ndihmoj në këtë proces. Kemi kërkuar nga SHBA, BE, OSBE që të krijojnë një komision të përbashkët me qëllim që ta rritin besueshmërinë te opinioni. Të mos veprohet mbi njerëz të pafajshëm. Përgjigjen e kemi pozitive. BE dhe SHBA kanë angazhuar OSBE-në që të monitorojë gjithë procesin. Ne nuk marrim përsipër  që të bëhemi avokatë të të dikujt që mund të ketë dorë në këtë rast”, tha Ahmeti.

Kthehu mbrapa

Shto koment