Agjencia Anadolli, tashmë zyrtarisht edhe në shqip

01.10.2014 (komentet: 0)


Agjencia Anadolli, tashmë zyrtarisht edhe në shqip

Agjencia Anadolli (AA) filloi sot zyrtarisht publimin e lajmeve në gjuhën shqipe, pas një faze testuese, që vijonte prej muajit gusht.


Agjencia e lajmeve Anadolli (AA), filloi sot zyrtarisht publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe, e teta gjuhë e huaj në kuadrin e këtij mediumi, me synimin për t'u bërë një nga pesë agjencitë e lajmeve më me ndikim në botë.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të saj, AA-ja ka si synim të publikojë në 11 gjuhë. Krahas turqishtes, ajo publikon lajme në anglisht, arabisht, boshnjakisht-kroatisht-serbisht, rusisht, kurdisht, frëngjisht dhe së fundmi në gjuhën shqipe, e cila e çon në tetë numrin e publikimeve në gjuhë të huaja.
Në kuadër të publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe, kryesisht në Shqipëri dhe krahas saj në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë, AA-ja do të realizojë publikime edhe kundrejt mediave shqiptare me seli në SHBA dhe Bashkimin Evropian.
Testet e para të publikimeve të AA-së në shqip kanë filluar në muajin gusht, Ato do të përdoren nga 12 abonentë, në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje.
TË DËGJOHET ZËRI I SHQIPTARËVE NË GJITHË BOTËN
Agjencia Anadolli (AA), me anë të publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe, që do të funksionojë në kuadër të Qendrës për Evropën, synon edhe të ndjekë nga afër e të përçojë mundësitë e investimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, zhvillimet politike në rajon, aktivitetet ekonomike dhe politike të Turqisë dhe investimet e biznesmenëve turq në rajon. Përveç publikimit të lajmeve në turqisht, AA-ja do të punësojë operatorë zotërues të gjuhës shqipe në zyrat e Bosnjës, Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Publikimi i lajmeve në shqip do të realizohet nga Sarajeva, ku ndodhet Zyra e AA-së për Ballkanin. Krahas asaj në Sarajevë, një zyrë është hapur edhe në Tiranë.
Brenda vitit 2014, Agjencia Anadolli synon të publikojë çdo ditë nga 45 lajme, 50 fotografi dhe 5 video. Lajmet në gjuhën shqipe do të jenë në dispozicion të lexuesve në ueb faqen e AA-së, ndërsa institucioneve mediatike të abonuara lajmet, fotografitë dhe videot do t’u shërbehen nëpërmjet Sistemit Përçues të Lajmeve (HAS).
E ngritur mbi themelet e “besueshmërisë, paanshmërisë dhe shpejtësisë”, AA-ja synon që me publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe të sjellë një frymë të re në median shqiptare.
OZTYRK: TË BËHEMI NJË NGA AGJENCITË MË TË EFEKTSHME NË BOTË
Kryetari i Bordit Drejtues dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Anadolli, Kemal Oztyrk, në deklaratat e tij të mëparshme, është shprehur se AA-ja po përparon me hapa të sigurt drejt objektivit për t’u bërë një ndër agjencitë e lajmeve më me ndikim në botë. Aktualisht, AA-ja është një ndër dhjetë agjencitë e para në botë.
“Në çdo vend, që kam shkuar, ndjej krenarinë e sensibilizimit, të ndryshimit dhe të rritjes së agjencisë. Jemi numri një në Lindje të Mesme, rajonin më dinamik në botë. Ne përcjellim shumicën e lajmeve, fotografive dhe videove më të efektshme në botë. Në Ballkan, publikojmë lajme në boshnjakisht dhe bashkë me publikimin e lajmeve në shqip do të fuqizohemi më shumë”, ka deklaruar më parë Kemal Oztyrk.
Sipas tij, projekti i publikimit në gjuhën shqipe është i rëndësishëm për Agjencinë Anadolli.
“Ne kemi një infrastrukturë tashmë dhe në Ballkan. Këtë infrastrukturë do ta konsolidojmë edhe më shumë me anë të gjuhës shqipe. Publikimi në gjuhën shqipe do të kontribuojë në përforcimin e komunikimit, paqes dhe mirëqenies në rajon”, ka thënë kreu i AA-së.

Kthehu mbrapa

Shto koment