A është në radhë heqja e panelit të Aqif ef. Blytës ?

23.01.2013 (komentet: 0)

Pas heqjes së monumentit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nënshtrohet pyetja a do të hiqet paneli i Aqif effendi Blytës në Pazarin e Ri (Novi Pazar) .

Shkruan: Ismet Azizi

Panelin e  vendosi Këshilli Kombëtar Boshnjak në gusht të vitit 2012, dhe këtë ngjarje  e ndoqi  edhe Sulejman  Uglanin ministër në qeverinë e Serbisë,  për të cilën ngjarje kishin  reaguar ashpër nënkryetarët e qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq dhe Rasim Ljajiq.

Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike para disa muajve ka ngritur akuzë për kundërvajtje kundër kryeshefit të administratës së Novi Pazarit,  sepse nuk është ndërmarr asgjë  sipas  një vendimi  urgjent për ta hequr panelin e Acif Effendiut, i cili u vendos gjatë  verës së kaluar në këtë qytet.

 

Siç bënte  të ditur e përditshmja beogradase  "Novosti",  fletëparaqitjen muaj  më parë e ngriti  zyrtarisht Inspektorati i Ministrisë, procesverbali i kësaj  ngjarje ka muaj që  është në polici  dhe  në prokurori. Kjo është gjendja momentale e këtij  rasti, i cili e trazoi opinionin e gjerë  në fillim të gushtit, për të cilin rast qeverinë serbe kishte mbajte seancë të jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër, Presidenti KKB  Esad Xhuxheviq,  që atëherë  beson se paneli do të mbetet, edhe pse qeveria ka mjete për të larguar me forcë panelin e  Aqif Effendiut:

- Ai për ne është  një figurë e padiskutueshme historike. Nëse dikush mund të na bindin ndryshe, ne jemi të gatshëm për të biseduar. Ndërsa panelin nuk e heqim. Këto ishin fjalët e njeriut kyç sa i përket këtij rasti, shkruanin gazetat në Serbi.

 

Edhe pse Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Administratës Publike në shtator kishte  ngritur padi për kundërvajtje kundër kryetarit të administratës së qytetit të Novi Pazarit, sepse ai e ekzekutoi  një vendimin që urgjentisht  të hiqet paneli i Aqif  effendi Blytës, Paneli edhe pse kanë  kaluar  gjashtë muaj dhe ende nuk është hequr.

Kthehu mbrapa

Shto koment