A është Ballkani gati për “Jugosllavinë e Re”?

20.09.2013 (komentet: 0)

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së liderët e Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedoni së dhe Serbisë diskutuan krijimin e Asamblesë Parlamentare të Ballkanit Perëndimor.

 


 

Iniciativa rrodhi nga  Ministri i Jashtëm malazez Igor Luksiç, dhe u prit me miratim në Bashkimin Evropian në Mal të Zi, shkruan  Evropa e Lirë.

Dokumenti  nismëtar  “non paper " për konstituimin  e “ Gjashqes Balkanike” ose shkurtimisht G6,  tashmë  iu është dërgua shteteve  të cilave iu është  dedikuar  kjo iniciativë. Sekretari i Shtetit në Ministrinë malazeze të Punëve të Jashtme dhe  Integrimit  Evropian ,Vladimir Raduloviç, beson se në këtë mënyrë mund të rritet bashkëpunimi parlamentar, si dhe lufta  rajonale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

'' Se a  do  të  bëhet fjalë për ndonjë  lloj policie  ballkanike, dhe se a do  të  rëndësi  edhe  për bashkëpunimin parlamentar, varet nga vendet anëtare. Ato patjetër duhet  të  negociojojnë  dhe të arrijnë konsensus mbi format më të  mira të bashkëpunimit,'' tha ministri malazez për Integrime Evripiane  Vlladimir Radulloviç.

 

xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment