Profili i Nikolicit: Ultranacionalist, dy muaj burg në Gjilan deri te kreu i Serbisë

21.05.2012 (komentet: 0)

Presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikolic karrierën e tij politike e ka filluar në Partinë Popullore Radikale ku shumë shpejt është zgjedhur edhe nënkryetar. Me vetiniciativë, kishte ardhur deri te bashkimi ipartisë së tij dhe këshillave lokale të Lëvizjes Çetnike serbe të Vojsllav Sheshelit dhe krijimi i një partie të re që u quajt Partia Radikale Serbe në shkurt të vitit 1991.

 

Kryetar i kësaj partie në atë kohë u zgjodh Shesheli kurse Nikolic u zgjodh nënkyrtear. Më vonë, tri herë u zgjodh si zëvendëskryetar i partisë, herën e fundit në vitin 2006. Dorëheqje nga kjo partia dhe nga të gjitha funksionet Brenda saj, Nikolic ka thënë në vitin 2008, kur po në të njëjtin vit, fomroi Partinë Përparimtare serbe ku u zgjodh kryetar i saj. 

Në biografinë e tij thuhet se nga viti 1992 është deputet në Parlamentin e Serbisë dhe është përfaqësuesi i vetëm i zgjedhur çdo herë që nga viti 1992.

Për shkak të aktivitetit të tij si kundërshar i Slobodan Milloshevicit, Tomislav Nikolic në pranverën e vitit 1995 u dënua me dy muaj burg, të cilat i mbajti në burgun e Gjilanit. 

Në vitin 1998 ai ishte zgjedhur nënkryetar i qeverisë së atëherëshme të Serbisë kur edhe ka dhënë dorëheqje më 1999 pasiqë parlamenti serb miratoi vendimin për hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, por ish presidenti serb Milan Milutinovic kishte lëshuar dekret me të cilin të gjithë anëtarët e qeverisë duhej të qëndronin në pozitat e tyre.

Që nga viti 1999, Nikolic kreu detyrën e zëvendëskryeministrit të Jugosllavisë së atëherëshme derisa ishte kryeministër Momir Bulatovic. Në vitin 2007 u zgjodh kryetar i parlamentit por pesë ditë më vonë u shkarkua nga ata të cilët vet e kishin zgjedhur. 

Nikolic mori pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë në vitin 2000 dhe fitoi vendin e tretë prapa Vojsllac Koshtunicës dhe Slobodan Milloshevicit. Pas kësaj, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe 2008, dy herë në raundin e dytë humbi ndaj ish presidentit serb Boris Tadic. 

Ai është i martuar ka dy djem dhe pesë nipa e mbesa dhe siç thuhet në biografinë e tij ka lindur më 1952 në Kragujevd dhe me profesion është economist. 

Kthehu mbrapa

Shto koment