A do t'i kthehen Ballkanit Perëndimor vizat?

15.09.2013 (komentet: 0)

Shtetet e Ballkanit Perëndimor që gëzojnë lëvizjën pa viza në vendet evropiane tashmw iu kanoset rreziku që sërish të kthehen ne të ashtuquajturën listën e zezë të Shengenit për shkak të abuzimeve që i bëjnë qytetarët e këtyre vendeve duke shfrytëzuar udhëtimet pa viza për të kërkuar azil në Evropë.


 

 

 

Dje nw Parlamentin Evropian  u votuan mekanizmi  i cili  mundëson qytetarëve të vendeve të cilat vijnë azilantët e rrejshëma- të cilat përfshijnë Serbinë - përkohsisht të rivendosen vizat

Deputetët e Parlamentit Evropian dje  miratuan  me shumicë dërrmuese një mekanizëm që u mundëson qytetarëve të vendeve të cilat vijnë azilantët e rrejshëma- të cilat përfshijnë Serbinë - përkohsisht të rivendosen vizat, transmetojnë mediat serbe.

Për miratimin e mekanizmit  votuan 631 deputet, ndërsa 236 votuan kundër.

Raportuesja e PE-së për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, ju bëri thirrje kolegëve deputetë të votojnë kundër këtij propozimi, të cilin e cilësoi si "të keq për gjithë BE-në dhe fqinjët e saj",sepse ajo kufizon të drejtat e Parlamentit.

Propozimi i saj u refuzua, dhe ky mekanizëm pastaj  është votuar.

Në parlament  të martën u zhvillua një debat i  nxehtë në lidhje me mekanizmin, të cilin  deputetët nga radhët e socialistëve, Social Demokratët, liberalëve dhe tq gjelbërve   u kritikua për shkak se i mundësohet kufizimi i lirisë së lëvizjes, veçanërisht për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

 

Ismet AZIZI.XLPRESS.TV

Kthehu mbrapa

Shto koment