A do të përplasen Anglia dhe Spanja në Gjibraltar !?

05.08.2013 (komentet: 0)

Edhe shtete anëtare të Bashkimit Evriopian kanë probleme të pazgjidhura në mes veti.

Gjibraltari nga Punto del Canero-Afrkë

Gjibraltari është territor britanik jashtë kufijve territorial të Britanisë së Madhe, i cili ndodhet në jug të Spanjës. Pozicioni gjeografik i këtij territori në Ngushticën e Gjibraltarit cilësohet si tepër strategjik për faktin se kontrollon hyrjen e anijeve në Detin Mesdhe.

 

  Gjibraltari, fillimisht një garnizon britanik, iu dorëzua Britanisë së Madhe nga Spanja nën kushtet e Traktatit të Utrehtit në vitin 1713; garnizoni britanik u shpall më në fund koloni në vitin 1830. Në referendumet e mbajtura në vitet 1967 dhe 2002, banorët e Gjibraltarit nuk e morën parasysh presionin spanjoll dhe votuan me shumicë dërrmuese për të qëndruar në vartësi të Britanisë.

Gjibraltari ka një sipërfaqje prej: 5,86 Km², ka : 27.830 (2004  banorë ndërsa dendësia arrinë 4749 pop/km².

Përbërja etnike e Gjibraltairit është : vendas 67%, anglez 19%,të tjerë 14%. Fliten gjuhët: angleze ( zyrare)  dhe spanjolle.

Britania ka premtuar përmbushjen e "detyrimeve të veta kushtetues" ndaj popullit të Gjibraltarit

Gibraltari ka  akuzuar  Spanjën javën e kaluar për krijimin e tollovive të qëllimta në kufi.

Qeveria e Gjibraltarit i është ankuar  BE sepse makinat që hyjnë dhe dalin jashtë saj, duhet të presin  deri në gjashtë orë për të kaluar kufirin, sepse autoritetet spanjolle  kontrollojnë "pothuajse çdo makinë."

Forin ofisi  ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se se dallimet me Spanjën  në lidhje me Gjibraltarit, i cili është territor britanik, zgjidhet me mjete politike jo "masa të shtuara siq është pritjet në kufi."

Tollovia në kufi ka  përfunduar pasi kreu i Jashtëm diplomatik  William Hejg, në një bisedë me  kolegun spanjoll Osea Manuel Margal shprehu shqetësime serioze në lidhje me situatën, ndërsa Zyra e Jashtme i dërgoi një protestë zyrtare ambasadorit spanjoll në Londër.

Kontrollet e rrepta  në kufi me Gjibraltarin nisën javën e kaluar pasi Spanja  parashtroi një ankesë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të ndërtimit të grebenit artificial  nënujorë  në ujërat përreth këtij territori.

Gjibraltari, megjithatë, potencon  se grebeni  është i nevojshëm për të ndaluar hyrjet e anijeve spanjolle  të peshkimit, ndërsa  Britania ka paralajmëruar Spanjën  të ndaloj kërcënimet, duke përfshirë edhe imponimin taksave  shtesë për hyrje dhe dalje jashtë territorit përmes vendkalimeve spanjolle.

Britania kontrollon  Gjibraltarin nga  1713, por Spanja dëshiron t'i kthehet territori i cili ndodhet në jug të saj, i cili ka vetëm 6.8 kilometra katrorë, e që paraqet vetëm  hyrje për në detin Mesdhe nga oqeani Atlantik.

 

Ismet Azizi/xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment