A do të jetësohet “ Transferzalja e Gjerlbërt” ?

26.01.2012 (komentet: 0)

Derisa Beogradi premton se autostrada që do ta lidhë Beogradin me Podgoricën do të kalon nëpër Sanxhak, bisnesmenët boshnjak premtojnë se autostrada që do ta lidhë Sarajevën me Prishtinën do të kaloj nëpër Sanxhak.

Frika nga një lidhje jo vetëm komunikative por edhe kulturore dhe fetare të cilën pushteti serb qysh në vitet e 80-ta e quante me emrin “ Transferzalja e gjelbërt” së shpejti do të bëhet realitet.

Derisa politikanët serbë dhe ata boshnjak në pushtet në Beograd po bëjnë gara me premtimet e tyre se do të bëjnë gjithcka që Sanxhakun ta lidhin me autostradën e Adriatikut , lideri fetar, e jovetëm fetar Myftiu i Sanxhakut siç dëshiron ta quajnë, nuk rrin duarkryq. 

Pasi formoi Akademinë Boshnjake dhe nëpër qendrat e ndryshme botërore po hapë përfaqsitë “kuturore” qëllimit të tij për “ta krijuar autonominë” po ia shton edhe njw shtyllë shumw të rëndësishme - po ngjallë ndjenjat e biznismenëve boshnjak kudo që janë.

Para disa ditësh Myftiu Zukorlic bashkoi biznismenët jo vetëm nga Sanxhaku, por nga gjitha anët ku jetojnë dhe veprojnë Sanxhaklinjët dhe formoi Asociacioni e Bisnesit të Sanxhakut. Në Frankfurt të Gjermanisë mblodhi kreun e biznismenëvë me prejardhje nga Sanxhaku dhe krijuan bordin udhëheqës në krye me biznismenin e njohur Sarajevas me prejardhje nga Sanxhaku Hako Duleviq.

Në këtë takim u analizua plani dhe aktiviteti i këtij asociacioni për vitin 2012. Gjithashtu në këtë takim u analizuan edhe kushtet teknike dhe administrative për hapjen e tenderit ndërkombtarë për studimin e fizibiliteit për ndërtimin e autostradës Sarajevë – Novi Pazar. Me kët rast udhëheqësia e këtij asocioacioni vizitoi disa biznismen të Sanxhakut të cilët punojnë dhe veprojnë në Kassel dhe Offenbach të Gjermanisë.

Asociacioni i Bisnesit të Sanxhakut ( SABA ) ka hapur edhe konkursin për postin e menaxherit të zyrës e cila planifikohet të hapet në fillim të muajit shkurt me seli në Novi Pazar.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment