Westerwele do të kërkojë shuarjen e shuarjen e institucioneve paralele?

11.02.2013 (komentet: 0)

Vizita e shefi të diplomacisë gjermane të martën në Beograd mund të jetë me rëndësi vendimtare për rrugën e mëtejshme evropiane të Serbisë por edhe për negociatat për statusin e veriut të Kosovës, vlerësohet në Beograd. Mysafiri i lartë nga Berlini në takimet që do t’i ketë me dyer të mbyllura do të njoftojë se cilat janë gjasat që Serbia në qershor të marrë datën për t’iu bashkuar BE-së, por edhe çfarë pret vendi i tij , si shtyllë e “klubit të 27”, nga Beogradi.

Sipas burimeve të gazetës serbë “Veçernje Novosti” pritet që Westerwele të lavdërojë angazhimin e palës serbe që të normalizohen marrëdhëniet me Prishtinën, por me siguri nuk do ta lërë rastin pa përmendur “kushtin e të gjitha kushteve” – shuarjen e institucioneve paralele në veri të Kosovës. 

Këtë e konfirmon edhe zëvendëskryeministrja serbe, Suzana Grubjekhiq. “As vizita e Westerweles në Beograd, as vizita jonë në Berlin nuk do të jetë vendimtare për të marrë datën nëse nuk realizojmë një përparim të dukshëm dhe të qëndrueshëm në dialogun me Prishtinën, gjë që është kusht kyç. Mendoj se kemi bërë shumë nga kjo dhe jemi të gatshëm për bisedime serioze me gjermanët”, tha Grubjeshiq.

Edhe analisti dhe ish-ambasdori serb në Berlin, Orgnjen Pribiçeviq pohon se data për BE-në dhe dialogu me Prishtinën do të jenë tema kryesore që do të shtrojë Westerwele.

Edhe ish-ambasadori serb në Paris, Predrag Simiq konsideron se për Gjermaninë Kosova është çështja e të gjitha çështjeve kur bëhet fjalë për kandidaturën serbe. Madje Simiq thekson se “është vështirë të thuhet nëse shuarja e institucioneve (paralele) paralele do të jetë e mjaftueshme për të marrë datën”.

Kthehu mbrapa

Shto koment