Tërmet në veri të Italisë

27.01.2012 (komentet: 0)

Një tërmet me fuqi prej 5.4 ballë të Rihterit ka goditur veriun e Italisë. Tani për tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale, raportojnë mediet italiane.



Tërmeti me epiqendër afër qytetit Parma është ndjerë fuqishëm edhe në Gjenovë, Torino, Bolonjë dhe Milano, por edhe më në jug, përkatësisht në Toskanë dhe Veneta.

Tërmetet me fuqi prej 5.0 deri në 5.9 shkallë të Rihterit mund të dëmtojnë rëndë godinat e ndërtuara dobët në zonën e ngushtë të epiqendrës.

Veriun e Italisë ndërmjet qyteteve Verona dhe Gjenovë e ka goditur dy ditë më parë një tërmet me fuqi prej 4.9 ballësh të Rihterit.  

Kthehu mbrapa

Shto koment