Slobodona Dalmacija": Shqipëria e madhe do të formohet këtë vit

31.01.2013 (komentet: 0)

Pas ndihmës shumëvjeçare të Amerikës, projekti "Shqipëria e Madhe" mund të përfundojë këtë vit. Liderët e lëvizjes nacionale shqiptare këto ditë paralajmëruan se SHBA dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për ndryshimin e kufijve, kështu që Presheva, Kosova, një pjesë e Maqedonisë dhe Malit të zi, do të gjendjet në kuadër të Shqipërisë së madhe, paralajmërojnë ekspertët.

SHBA me vite të tëra po pregadisin projektin e Shqipërisë së madhe, e cila do të mund të përfundojë këtë vit, shkruan gazeta kroate nga Spliti "Slobodna Dalmacija", transmeton presheva.com.

Gazeta paralajmëron se juglindja e Evropës është rruga më e shkurtë për tranzit ndërmjet perëndimit me naftën dhe gasin me vendet e Azisë së mesme, për të cilën edhe kjo është pjesë e "lojës së re gjeopolitike".

"Slobodna Dalmacija" citon dhe drejtorin e Institutit të parashikimeve regjiolane dhe krijuesin e "Shqipërisë natyrale" Koço Danaj, i cili thotë se këtë vit në rrugë paqësore mund të vij deri tek formimi i shtetit të ri Shqiptar tek i cili do të bashkohen të gjitha territoret shqiptare.

"Projekti Amerikan për krijimin e "Shqipërisë së madhe" me mjete diplomatike dhe ushtarake po realizohet me vite të tëra. Ekziston histori amerikane e angazhimit në regjion, mirëpo kur bëhet fjalë për këtë projekt, duhet të rikujtojmë disa pika të rëndësishme. Kjo është bombardimi Amerikan i NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999, ku pastaj në Kosovë janë vendosur 50.000 ushtarë të armatosur mirë" shkruan gazeta.

Këtu është, edhe "Marrëveshja e Ohrit", projekt Amerikan, me të cilin ka filluar proceri i reformimit politik të Maqedonisë i cili me ndryshime në kushteturë dhe me miratimin e ligjeve të ndrsyshme kanë siguruar të drejta më shumë për shqiptarët e Maqedonisë.

Pika e tretë kyçe, shkruan gazeta, përkrahja e madhe e Amerikës për pavarsinë e Malit të Zi dhe Kosovës, me të cilën është dobësuar Serbia, është bërë dekompenzimi dhe me këtë është krijuar edhe balansimi regjional.

"Politika Amerikane me këtë angazhim diplomatiko-ushtarak ka pregaditur projektin e Shqipërisë së Madhe, thotë për gazetën Dr Jadranka Poloviq, politikolog.

"I lidhur me Mediteranin, Lindjen e afërt, me pjesë të Kaukazit dhe Azisë së mesme po edhe me Evropën e mesme, gjithmonë ka qenë interes i fuqive të mëdha. Për shkak trë rritjes së rëndësisë së energjentëve në gjeopolitikë në shekullin 21, ky regjion, që lidhet me rrugë të rëndësishme, po edhe Gazprom, më në fund arriti edhe në Kroaci, bëhet hapsirë e vendosjes së fuqisë globale" thotë Poloviq.

Sipas saj, Evropa juglindore është rruga më e shkurtë tranzit ndërmjet evropër perëndimore me naftën dhe gasin të azisë së mesme dhe basenit kaspik dhe si i tillë bëhet pjesë e "lojës së re gjeopolitike" gjegjësisht hapsirë në të cilën gërshetohen interesat e SHBA, Evropës, Rusisë dhe Turqisë.

Poloviq ka thënë projekti për vendosjen e dominimit të Amerikvs në Evroazi fillon me Shqipërinë dhe përfundon në Kinë.

SHBA gjeostrategjinë e saj kundrejt Azisë së mesme e mbështesin në rrjetin proamerikan në Evropën juglindore - Maqedoni, Shqipëri, Rumani, Bullgri, Turqi dhe Greqi dhe në kontekstin e ri me Kosovën, si dhe në regjionin kaspik - Azerbajxhan, Uzbekistan, Gjeorgji dhe Ukrainë. /presheva.com/

Kthehu mbrapa

Shto koment