Serbia nuk heq dore nga Republika Srpska ne Kosove

16.03.2013 (komentet: 0)

Beograd, 15 mars - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq tha sot se është arritur pajtim absolut që për kurrgjë çmim të mos pranohet heqja dotë nga cilado pjesë e "Rezolutës për Kosovë-Metohinë", që është miratuar nga Kuvendi i Serbisë dhe se për këtë çështje ekziston ujdi e fortë, dhe se në lidershiqpin shtetëror nuk ka hallka të dobëta.

Lidhur me spekulimet e medieve se marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është arritur në fshehtësi dhe se sipas asaj marrëveshje praktikisht është hequr dorë nga esenca e rezolutës së parlamentit serb për Kosovën, Nikoliq në intervistë për gazetën Novosti porositi: "Kryeministri Daçiq, nënkryetari i parë i qeverisë, Vuçiq dhe unë kemi arritur pajtimin  e plotë që të mos pranojmë heqjen dorë nga cilado pjesë e Rezolutës për Kosovë-Metohinë, që është miratuar nga Kuvendi. Jeni të bindur që përkitazi me këtë çështje ekziston ujdi e fuqishme dhe se në kreun shtetëror nuk ka hallka të dobëta".

Sot, nga Oslo e Norvegjisë, ku gjendet për një vizitë zyrtare, kryeministri Thaçi porositi se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë po qe se ajo insiston që në Kosovë të formohet një "Republika Srpska".

Gjykuar sipas këtyre deklarimeve të sotme, takimi i ardhshëm ndërmjet Thaçit e Daçiqit, i paraparë për 20 mars në Bruksel, nuk do të sjellë kurrfarë marrëveshje për normalizim të raporteve ndërmjet dy shteteve.GLOBI.COM

Kthehu mbrapa

Shto koment