Nikoliq: Serbia e gatshme t'i vazhdojë negociatat me Kosovën

16.06.2012 (komentet: 0)

Presidenti i ri nacionalist i Serbisë, Tomisllav Nikoliq tha se vendi i tij do të përpiqet t'i normalizojë lidhjet me Kosovën, por kurrë nuk do ta pranojë si shtet në rajon. Gjatë fjalës së tij në takimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Beograd, ai shtoi se Serbia është e gatshme t’i vazhdojë negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e lidhjeve me Kosovën.

Pasi gjatë disa ditëve të fundit e kishte shqetësuar Bosnjën dhe Kroacinë me komente lidhur me luftërat në Ballkan në vitet e 90-ta, Nikoliq sot theksoi se ai nuk dëshiron të jetë pengesë e bashkëpunimit rajonal.

Takimi i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Beograd përfundoi pa deklaratë të përbashkët, pasi Serbia dhe Shqipëria nuk u pajtuan lidhur me përfshirjen e mundshme dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë grup rajonal, i formuar në vitin 1996, për ta promovuar integrimin e vendeve anëtare në BE. 

Kthehu mbrapa

Shto koment