Lugina e Preshevës të bashkohet me Maqedoninë!

06.02.2013 (komentet: 0)

Maqedonia mund të ja kompensojë Serbisë Luginën e Preshevës me heqje dorë nga pjesa e pasurisë që i takon nga trashëgimia e Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë (RSFJ) si dhe me disa territore në pjesën kufitare të Kumanovës dhe Kriva Pallankës, ndaj të cilave Serbia shpreh pretendime

Historianë shqiptarë në Maqedoni vlerësojnë se duhet shqyrtuar mundësia për bashkim të Luginës së Preshevës me Maqedoninë, si një nga mënyra e mundshme për tejkalim të status kuo-së që ka përfshi këtë rajon. Në atë mënyrë shqiptarët e këtij rajoni nuk do të ishin të rrezikuar si nga Serbia, kurse do të amortizoheshin edhe kërkesat e Serbisë për ndarje të Kosovës, gjegjësisht pretendimet ndaj Mitrovicës Veriore. 

Maqedonia mund të ja kompensojë Serbisë Luginën e Preshevës me heqje dorë nga pjesa e pasurisë që i takon nga trashëgimia e Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë (RSFJ) si dhe me disa territore në pjesën kufitare të Kumanovës dhe Kriva Pallankës, ndaj të cilave Serbia shpreh pretendime.

 “Presheva ka qenë pjesë e Mbretërisë Dardane, pastaj edhe gjatë mesjetës vazhdon të jetë në kuadër të atij territori. Gjatë periudhës osmane ka qenë në kuadër të Sanxhakut të Shkupit, pastaj të Vilajetit të Kosovës. Edhe gjatë periudhave mes dy luftërave botërore ka qenë në kompaktësi me këtë territori. Që pas luftës së dytë botërore me ndarjen e republikave, njësie federale Presheva mbet në kuadër të Serbisë dhe shohim që tendenca që të shpërngulet dhe tkurret tërësia etnike vazhdon deri në ditët e  sotme. Do të thotë se thyhen kufijtë historik të shqiptarëve”, thotë historiani Skënder Hasani. 

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa thotë se kjo ide nuk duhet të hidhet poshtë, por se nevojitet analizim më serioz i saj. 

“Ideja nuk duhet të hedhet poshtë, por megjithatë nuk duhet të hidhen poshtë edhe përpjekjet dhe meritat e popullit të Luginës që i kanë bërë gjatë këtyre viteve. I takon popullit të Preshevës që të vendosë nëse do të bashkohet me Kosovën, ose me Maqedoninë. Nuk duhet të harrojmë se në vitin 1992 Presheva doli në Referendum për një autonomi më të madhe”, deklaroi Mustafa për gazetën “Lajm”PRESHEVA:COM

Kthehu mbrapa

Shto koment