Leme Xhema e kërkuara e Interpol-it, këshilltare e Drashkovicit

14.02.2013 (komentet: 0)

Medvegjë, 14 shkurt (AIP) -Leme Xhema,duket të jetë shumë punëtore. Edhe pse është në arrati, e dënuar për korrupsion në Kosovë si ish-drejtoreshë e PTK-së, po punon. Blic-i serb raporton se ajo është asistente e kryetarit të Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Leme Xhema duket se nuki rrinë kto , ajo ka angazjime, por kësaj ardhe si këshilltare e Drashkovicit ?!  Atë nuk po e gjen Interpoli, por e kanë gjetur mediet serbe. Sipas “Blic”-it,  ish-drejtoresha e Postë Telekomit të Kosovës (PTK), e dënuar për korrupsion në Kosovë tash po punon si asistente e kryetarit të Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq.

Siq kemi rfaportuar nga gushti i viti 2011 për Xhemën, Policia e Kosovës ka lëshuar fletë-arrest, i cili më vonë u publikua edhe në ueb-faqen e Interpolit. Megjithatë, Xhema ende nuk është kapur, derisa mbi të rëndon dënimi me tre vite burg për shpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte në krye të PTK-së.preshevajone.com

Kthehu mbrapa

Shto koment