GJENERALI KROAT: LUFTËRAT BALLANIKE I NISI LONDRA

25.04.2013 (komentet: 0)

Arsyeja kryesore për nisjen e luftërave qytetare në Ballkan ishte Kosova, ndërkohë që lufta e fundit në rajon u nis nga Londra, një qendër kjo kryesore e fuqisë gjeopolitike botërore, pohon gjenerali kroat Ivo Jelic, për gazetën ‘Slobodna Dalmacija’.

“Londra është nismëtare e të gjitha ngjarjeve gjeopolitike, luftërave, tronditjeve dhe krizave që lidhen me naftën, kështu që edhe luftërat në ish-Jugosllavi ishin vetëm një pjesë e projektit gjeopolitik të Britanisë së Madhe, njësoj sikurse që ishte lufta e paradokohshme në Libi dhe kjo e tanishmja në Siri”, por edhe komplet ‘Pranvera Arabe’. E gjithë kjo është pjesë e krijimit të mbretërisë globale britanike, përmes doktrinës së ‘kaosit të dirigjuar’”, thekson për gazetën gjenerali kroat Jelic, ish-komandant u luftës i Brigadës së 4’të Gardiste ‘Pauci’ (Merimangat).

Gjenerali Jelic po ashtu thotë se, sot duhet të pyetemi se, përse në fund të luftës në Kroaci atje menjëherë aterruan lordët britanikë Owen, Carrington...

“Londra e filloi dhe e përfundoi këtë luftë, e jo Beogradi”, pohon ai kategorikisht.

I pyetur se, për çfarë shkaqesh Londra do të dëshironte që serbët dhe kroatët të vriteshin me njëri-tjetrin, Jelic thotë se, qëllim i britanikëve ishte rrënimi i komunizmit, dhe se për ta ishte “krejtësisht irelevante” nëse dikush do të vritej ose jo.

Sipas Jelic, pak para fillimit të luftës, Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU) vlerësoi se problemi i Kosovës – si varra më e madhe kanceroze e Beogradit – duhej të zgjidhej njëherë e përgjithmonë, dhe se kjo do të arrihej vetëm me krijimin e Serbisë së Madhe.

"Për ta arritur këtë gjë, atyre iu nevojitej një partner në Ballkan, dhe ai partner ishte Zagrebi. Partnerit iu ofrua Kroacia e Madhe, e cila do të duhej ta okuponte gjithë Bosnjën perëndimore - sikurse që dikur ishte rasti me ish-Banovinën e Kroacisë, por Zagrebi nuk ishte i kënaqur vetëm kaq, por kërkonte edhe Hercegovinën perëndimore. Beogradi dëshironte luftë, në mënyrë që serbët nga Krajina e Kninit dhe ajo e Bosnjës t’i shpërngulte për në Kosovë, ashtu që atje pastaj ta ndërronte ‘pasqyrën e gjakut’”, sqaron tutje gjenerali Jelic.

Sipas tij, gjeneralët kroatë pohonin se Franjo Tudjman dhe Slobodan Milosevic ishin takuar plotë 42 herë, se gjatë atyre takimeve ata merreshin vesh për krijimin e Serbisë së Madhe dhe të Kroacisë së Madhe, dhe se e vetmja arsye e gjithë këtyre takimeve ishte ndarja e Bosnjës mes tyre.

Nga kjo aleancë e luftës do të duhej të lindnin Serbia e Madhe dhe Kroacia e Madhe, me kufij në lumenjtë Bosna dhe Neretva, siç edhe dëshmon faculeta e letrës e Tudjmanit, e cila sot ndodhet në Hagë. Ka shumë pyetje dhe dilema lidhur me këtë gjë. Për shembull, ne në fillim të luftës e kishim Komandën për Dalmacinë Veriore dhe Qendrore, por ku ishte ajo e Dalmacisë Jugore? Nuk ishte askund, sepse pjesa deri në jug të lumit Neretva duhej t’i takonte Serbisë”, nënvizon, mes tjerash, gjenerali kroat Jelic për gazetën ‘Slobodna Dalmacija’.EXPRESS

Kthehu mbrapa

Shto koment