Erdogan: Çdo familje boshnjake të ketë së paku 5 fëmijë

17.09.2012 (komentet: 0)

Kryeministri turk Rexheep Taip Erdogan ka theksuar nevojën e shtimit të natalitetit në Bosnjë - Hercegovinë.

Duke folur para studentëve të Universitetit të Sarajevës, kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka theksuar rëndësinë e rritjes së natalitetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, sepse shkalla e natalitetit në këtë vend është në rënie.

 

 

 

 

 

 Ai këtë e ka theksuar në një fjalim pranë studentëve në Universitetin e Sarajevës. Erdogan ka bërë thirrje që çdo familje në Bosnjë duhet së paku të ketë pesë fëmijë, me qëllim të rritjes së natalitetit.

 

“Themel i ekonomisë është njerëzimi. Nëse ka njerëz ka edhe përpjekje, kapital, prodhim dhe harxhime. Nëse nuk ka njerëz, atëherë s`ka asgjë nga ajo që përmenda. Suksesi i kësaj është një gjeneratë e re dinamike. Në vendet evropiane tanimë problem më i madh është popullsia, për shkak të mplakjes së popullsisë. Andaj, Bosnja duhet të ndërmarrë diçka që të mos vijë në këtë situatë”, ka theksuar kryeministri turk, i cili dje ka përfunduar vizitën dyditore në Sarajevë, transmetojnë mediat boshnjake.

Kryeministri Erdogan ka përsëritur faktin se askush nuk duhet të dyshoj mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë- Hercegovinës dhe se Turqia është e interesuar që ky vend të jetë pjesë e NATO-s.

/kokajnet/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment