Demir Behluli Lapidari i dëshmorëve në Preshevë një Kullë e Jasharëv për Luginën

13.02.2013 (komentet: 0)

Lufta Çlirimtare e fundit në Kosovë edhe në Luginë padyshim ka qenë inspirim për mua si: Këngët, vjershat, tregimet dhe pikturat. Natyrisht, s’ka mund të mos lënë mbresa dhe inspirime edhe tek unë keto data zhvillime historike për të cilat kam shkruar vjersha apo kam bërë shumë piktura sikur ato “Masakra e Reçakut”

që është pronë e V.Vokerit, “Kullat e Jasharëve” që është pronë e tyre, Lufta e Koshares me Agim Ramadanin. Aty ku derdhet gjaku aty edhe mbijnë lulekuqet. Presheva për mua ka qenë dhe është një trekëndësh brijndryeshëm që hipotenuza vështirë i gjindet, këtë e kam simbol edhe në krijimet e mia, por pa Preshevë e Çamëri s’ka as Shqipëri. Unë them se asgjë nuk ngritet lart pa ra njëherë në fund, Serbia akoma nuk ka ra në fund që të ngritet sërish. Lapidari mund të jetë fija e kashtës e fundit që mundohet Serbija të mbahet. Kjo do të jetë një bumerang për Serbinë, do ta humb edhe Luginën me sjelljet e saja jodemokratike dhe me matje të dyfishta. Trekëndëshi është më stabil se sa katërkëndëshi. Sidoqoftë, fëmiu që është në bark të nënës muk mund të mos lindet kurrë, ai patjetër do të lind kur t’i vije koha. Trojet etnike janë me barrë, do lindet një ditë fëmiu i quajtur bashkim etnik…“  ka deklaruar në intervistën  për agjencinë e lajmeve „Presheva jonë“ kriuesi dhe piktori i njohur nga Lugina e Preshevës, Demir Behluli i cili sot jeton dhe vepron në Gjilan.

 

 

Lapidari i dëshmorëve të UCPMB-së në Preshevë edhe pse momentalisht nuk gjendet aty pas kindnapimit nga xhandarmerëi serbe, ai ishte dhe mbetet  një kullë pamposhtur, sikur “Kulla e Jasharëve” për Luginën

 

LISI NË LËNDINË

 

Një lis i vjetër i vetmuar në lëndinë

Lart ngrihet rrihet nga e fortë era

Qëndron krahëhapur ka trimërinë

Aty e zë dimëri aty e çelë pranvera

 

Në të dikush rrëfehet dikush përbetohet

Dikush thotë se në vjeshtë do ta rrëxojë

Çdo pranverë lisit dikush i kërcnohet

Dikush zgjatë e zgjatë bisedë pa nevojë

 

Në rrembat e tij aty në lëndinë

Zogjët shtegtarë pushojnë përherë

Hareshëm këndojnë dimër e verë

 

Lisi s’është i vetmuar ka shoqërinë

Është krenar me trimërinë e vet

Ka t’bujshme historinë si një det

 

Gjilan, 1984

 

 Për 50 vjet realizoi mbi 3000 vepra artistike: 850 portrete, hapi 12 eksozita personale dhe 63 kolektive, bëri 7 skenografi, 50 ballina librash, ilustroi mbi 50 libra, realizoi 63 dezene perdesh, 7 stripe origjinale, 60 murale, pikturoi 650 metra katror afreska në Kishën e Binçës në Viti ,(“Martirët e Karadakut” e vetmja kishë në botë me ngjarjen autoktone të Karadakut), dekoroi 43 xhami me mbi 26.000 metra katror arabeska origjinale, botoi 19 vepra letrare, u prezantua në 11 antologji, 11 herë u shpërblye dhe ka marrë 23 diploma e mirënjohje..pra ky është bashkëbiseduesi ynë në shifra z. Demir Behluli krijues letrar si hobi dhe piktor profesionist dhe dizajnere nga Lugina  e Preshevës (Ranatoc, Karadak) me të cilin e zhvilluam një bisedë për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” edhe pse në fillim e kishim vështirë t’ja nisnim dhe prej nga t’ja nismin si krijues me laps apo me brushë me të cilat po lë gjurmë të pa shlyara në krijimtarinë tonë kombëtare.

 


 

Presheva jonë: Fillimisht z. Behluli po bëhen nje gjysëm shekulli kur ju veproni me brsuh e laps si « armë » për prezentimin e realiteti në Kosovë, atë mbarëshiptar në vend dhe botë. A  mud të na thoni për fillimet, hapat e parë kur dhe si ju lindi ideja për t ju rrekur pikturës dhe  krijimtarisë letrare ?
Demir Behluli: Në shkolloëm fillore në Maxhere e kam pasë mësuesin e parë, Sadri Ymeri nga Presheva, ai në dhomën e vet vizatonte një shishe të llambës vajgurore me laps e cila mua më la aq shum përshtypje dhe sot e atë ditë e kam para sysh. Nga atëherë më lindi dashuria për vizatim dhe më vonë edhe për pikturë.Kurse për poezinë dhe shkrimet letrare kisha motive të bollshme gjatë rrugëtimit prej Ranatoci e deri në Preshevë atyre maleve të dendura e piktoreske të Karadakut dhe përrojeve me ujë gurgullues. Shkrova vjershën e parë “Lules” të cilën ia tregova me shumë turp e droje arsimtarit Mustafa Selimit, atij i pëlqeu dhe e dërgoi në “Zani i rinis” në Prishtinë dhe për Vitin e Ri 1956 u botua.Kështu ishin fillimet e para.Por, nuk mund mos ta përmend edhe një rast tjetër: pse unë shkova në Normale e jo shkollën e mesme të artit në Pejë: Qerim Qerimi më thonte “Shko në shkollën e mesme të artit se do të përmendesah si Leonardo Da Vinçi”, kurse Adem Ahmedi më thonte: Shko në Normale se populli ynë ka nevojë për arsimim!” Unë e zgjodha Normalen edhe për arsye se për arsim jipeshin burse.
 

 

 

“Trenat e bukës” me motive nga Karadaku
 

 

Presheva jonë: Kiritikët e pikturës gajtë analizave të punimve të juaja shpesh juve si piktor ju krahasojnë  me pitorët e njohur botëror  me Onufrin, Shpatarakun…mund të na thoni në piktuart e juaj çfare ngertheni dhe ku dhe si ju lindin idetë, si vjen inspirimi ?
Demir Behluli: Një vizitor nga Gjyrokastra, Shpëtim Golemi, në Kishën e Binçës, u mahnit me muralet dhe në shkrimin e tij mua më krahason me Onufrin, Shpatarakun dhe Selenicën. Ndoshta ka thënë fjalë të mëdha por koha e verteton. Unë me të vertetë kam bërë punë të mëdha dhe krijime gjigande. Vetëm dhurata miqëve dhe instuticioneve deri më tah u kam dhuruar mbi 843 vepra artistike.

 
Presheva jonë:  Ku  dhemb dhëmbi, aty shkon edhe gjuha, meqë jemi agjenci lajmesh nga këto treva,  jam i obliguar t’ ju pyes diçka edhe rreth Luginës së Preshevës, përndryshe vendlindjes së juaj. Lugina e juaj  e jona sa zen vend ne shkrimet, pikturat  e juaja ?
Demir Behluli: Përveç vjershave për Preshevën dhe Karadakun kam edhe një përmbledhje me tregime “Trenat e bukës” që kryesisht janë motive nga Karadaku, pastaj poema për Preshevën “E shtuna në Preshevë“ dhe libri me novela “Befasi e këndshme”, novela tjetër “Para derës”,e botuar në “Jehona” në Shkup, novela “Mullisi” e botuar në “Jeta e re” e plot tregime tjera kryesisht me motive nga Rrafshi dhe Malësia.

 

 

E shtuna në Preshevë

Nuk i ngjan

Asnjë të shtune

Tjetër

As në qytet

As në katund

Nuk e di

Dallon nga të tjerat

Edhe ajo e dimrit

Ka më shumë acar

Më pak Pazar

Trazon e zgjon

Të madh e të vogël

Çdo gjallesë për jetesë

Gjithë rrethinën

Me Fushë e gushë

Me Karadak e oxhak

Nga Ranatoci

Ilica e Gosponica

Rrugica e kalanica

Bukoci, Shoshaja

Me livadhe e ograja

Të gjithë ngarkohen

Kah Presheva drejtohen

Me shpresë

Zgjohet me këngën e zogjëve

Në plepa

Me dashuri poeti

Zemërgjërësi deti

Pret musafirë e ardhacak

Në çdo sokak

Si grumbull bubrrecash

Si zgjua blete me elan jete

Zeqa me gazetë në dorë

Zejna me fara e kupa

Më shumë bukëfurre pjek Jupa

Kikinci me gjellëra

Avdi “kovaçi” farkon

Um e sakicë

Tjetri shet vorbë e kalanicë

Nga Bukuroca e Zhunica

Vinë me kishka e bullica

Nga Karadaku e Geraj

Me qengja e edha..

Presheva jonë:  Veç Idriz Seferit apo Abdullah Krashnica sigurisht lapsi apo brusha juaj s’ ka harruar edhe ushtarët e UCPMB-së,  keni pasur punime të tilla ?
Demir Behluli: Lufta Çlirimtare e fundit në Kosovë edhe në Luginë ka qenë inspirim edhe për artin shqiptarë: Këngët, vjershat, tregimet dhe pikturat. Natyrisht edhe te unë s’ka mund të mos lënë mbresa dhe inspirime. Kam shkruar vjersha dhe kam bërë shumë piktura, por po përmend ndoshta tri ngjarjet më kryesore: “Masakra e Reçakut” që është pronë e V.Vokerit, “Kullat e Jasharëve” që është pronë e tyre, Lufta e Koshares me Agim Ramadanin që është pronë e Kishës në Stubëll, Komandant Leshi dhe “Engjujt e lirisë” që është pronë e Pentagonit, ku paraqiten të gjithë ata burrshtetas që na ndihmuan për çlirimin tonë Kombëtarë.

 

 

Presheva jonë: kur jemi tek Lugina e Preshevës si e vlersoni situatën në rajon  e cila u tensionua pas largimit të përmendores së UCPMB-së.. Mund të thuhet se ky lapidar është  “mollë sherri” apo ndoshta “Mollë hajri” …që kercnimet serbe duket se kanë sensibilizuar edhe më shumë Luginën e Preshevës në arenën ndërkombëtare  e cila duket se kishte rënë nën hije pas barrikadave serbe në Veri ?

 

 

Demir Behluli: Unë si krijues kur them diç, mund edhe të gaboj, por një gjë dihet se: aty ku derdhet gjaku aty edhe mbijnë lulekuqet. Presheva për mua ka qenë dhe është një trekëndësh brijndryeshëm që hipotenuza vështirë i gjindet, këtë e kam simbol edhe në krijimet e mia, por pa Preshevë e Çamëri s’ka as Shqipëri. Unë them se asgjë nuk ngritet lart pa ra njëherë në fund, Serbia akoma nuk ka ra në fund që të ngritet sërish. Lapidari mund të jetë fija e kashtës e fundit që mundohet Serbija të mbahet. Kjo do të jetë një bumerang për Serbinë, do ta humb edhe Luginën me sjelljet e saja jodemokratike dhe me matje të dyfishta. Trekëndëshi është më stabil se sa katërkëndëshi.

 

 

 

Presheva  jonë: megjithse ju si krijues flitni  me shumë me gishtrinjë  në letër se sa politika,  por kemi deshirë kësaj radhe të na flitni me gojë për perrspektiven e  Luginës së Preshevës nën Serbi, kështu siq është, autonomi, reciprocitet mes veriut dhe luginës apo bashkim me shtetin amë Kosovën ?

 

 

Demir Behluli: Tjetër është dëshira e tjetër është mundësia. Por, një gjë është e sigurt se nuk do të ketë Ballkan të qetë pa u bashkuar etnitë e ndryeshme. Shtetet e forta  demokratike të botës me në krye Amerikën këtë e dëshirojnë, por ajo nuk do të vije kur kemi ne dëshirë, por do të vije pa tjetër, se fëmiu që është në bark të nënës muk mund të mos lindet kurrë, ai patjetër do të lind kur t’i vije koha. Trojet etnike janë me barrë, do lindet një ditë fëmiu i quajtur bashkim etnik. Presheva është shumë aktuale dhe nuk do të hiqet nga tryeza pa u zgjidhë. Më lehtë zgjidhet qështja e Luginës se sa  Kosova e Veriut, Lugina është homogjene dhe merr fund zgjidhja, kurse Veriu i Kosovës është vetëm një pjesë etnike, etnija serbe është e shpërndarë nëpër tërë Kosovën, andaj Veriu nuk është zgjidhje etnike për Serbët. Ata duhet të pajtohen me realitetin e ri. Ky është mendimi im, por akoma na mungon një fjalë unike e lidershipit shqiptarë në mbarë trojet shqiptare, akoma në mesin tonë kemi dorën e zgjatur të Pansllavizmit.

 

 

Presheva jonë:  Sigurisht me piktura dhe poezi keni prezentuar veç në Kosovë, përfshirë këtu edhe në vendlindje, luginë të Preshvës,..sigurisht edhe në vende tjera të ballkanit apo ato perendimore…Mund të na thoni pak më shumë lidhur me prezentimin tuaj para publikut perendimor e gjetiu?

 

Demir Behluli: Nuk mund të krenohem shumë me prezentimin jashtë Kosovës pa ndonjë arsye të veçantë, por mund të përmend: Shkupin,Valevën,Nishin, Durrësin, Brukselin etj. por krijimet e mia në mënyrë individuale gjenden: në Australinë e largët, Holandë, Austri, Amerikë (Pentagon), Turqi, Shqipëri, Mal të Zi etj.

Presheva jonë: Pas gjithë këtij kapitali artistik, sigurisht nuk kanë munguar as mirënjohjet dhe shpërblimet. Mund të na i veçoni disa nga ato?

 Demir Behluli: Nuk do të veçasnjë, sepse unë jam kundër atyre që i dallojnë shpërblimet dhe mirënjohjet. Për mua të gjitha që më kanë nderuar e kanë peshën e tyre specifike, sikur elementet kimike, asnjë peshë specifike nuk mund të jetë më e vlefshme se tjetra. Po mos të ishte kështu, atëherë do të duhej të pritej vetëm një shpërblim që ka peshën specifike të zhivës dhe tjera shpërblime nuk duhet pasur njeriu as krijuesi në këtë rast. Ndoshta do të dallohej vetë Çmimi Nobël, por edhe atij i kanë parapri shpërblime të tjera. Ndoshta do ta përmendja shpërblimin e parë të vitit 1957 në Shkup si Normalist, i cili më dha shtytje për të punuar edhe më shumë.

Kthehu mbrapa

Shto koment