Del Nga Koma E Aksidentuara E Himarës

17.06.2012 (komentet: 0)

Pas 24 ditësh, studentja Eriselda Gubere ka dalë nga gjendja e komës. 21 vjeçarja nga fshati Shakuj i Lushnjes është përmendur dje në mesditë në spitalin austriak,

 ku po kurohej prej mëse dy javësh. Të afërmit e saj janë gëzuar jashtë mase. Ata kanë thënë se vajza ka hapur sytë dhe ka folur. Ajo është shprehur se nuk mban mend asgjë nga aksidenti i rëndë. Mjekët kanë këshilluar që të mos bëjnë shumë pyetje. Shoqja e Eriseldës, Florije Peci është akoma në koma.

Kthehu mbrapa

Shto koment