Daçiqi rikthen kujtesën e shqiptarëve te Rankoviqi

20.08.2013 (komentet: 0)

Rankoviqi, Tito dhe Gjilasi

Kryeministri serb Ivica Daçiç icili njëherit është edhe Ministër i punëve të Brendshme të Serbisë, sot në Beograd vendosi kurorë pran përmendorës së ish-zëvendës presidentit të Jugosllavisë Aleksandar Rankoviq, me rastin e 30 rvjetori të vdekjes së tij.

 

Në ceremoninë e vendosjes së  kurorës në Varrezat e Reja në Beograd u ndoq nga më shumë se njëqind njerëz , mandej  Aleksandër Rankoviqin e nderuan  edhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme Vlladimir Bozhoviq , oficerë të lartë policie dhe Kryetari i Kuvendit të Qytetit të Beogradit Aleksandar Antiq.

Pas vendosjes së kurorës dhe bisedës me pasrdhësit e Rankoviqit , Daçiq u tha gazetarëve se ky zyrtar i lartë  jugosllav ka lënë “gjurmë të  thella" në organet e  sigurimit  të  shtetit, në krye të së cilit ishte për vite të tëra   pas Luftës së Dytë Botërore.

"Ai kurrë politikisht nuk është rehabilituar,  ndërsa thelbi  i shkarkimit të tij nuk ishin pohimet e  rreme të përgjimit të Titos, por politika drejtuar kundër interesave të popullit serb dhe të Serbisë," tha kryeministri serb Daçiq.

Aleksandër Rankoviq u shkarkua  nga të gjitha funksioneve qeverisëse shtetërore  në  Plenumi e Brioneve  në vitin 1966. , pas skandalit në lidhje me përgjimin presidentin Josip Broz Tito, për të cilën Rankoviqi ishte akuzuar.

"Pas shkarkimit të Rankoviqit  pason  politika antiserbe  , e cila ka solli  Kushtetutën e vitin 1974., dhe ndarjen e plotë të  Serbisë, dhe për keëtë  natyrisht, janë fajtorë  komunistët serb të cilët lejuan një gjë të tillë”, tha Daçiq, transmetojnë mediat serbe.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë ishte themeluesi dhe shef i Departamentit për Mbrojtjen Popullore (OZN-a), nga e cila pas riorganizimit u krijua  Drejtorati i  Sigurimit Shtetëror (UDB-a).

xlpress.tv/Ismet Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment