Daçiq kërkon masa reciproke ndaj ndërkombëtarëve në veri

03.06.2012 (komentet: 0)

Beograd, 2 qershor - Serbia duhet të përgjigjet fuqimisht ndaj sulmeve kundër serbëve në veri të Kosovës, ka deklaruar lideri i SPS-it Ivica Daçiq, transmeton Blic . "Duhet përgjigje reciproke. Ky është raport në botë. Cila është ajo reciproke, le ta kenë para sysh ata që flasin për të. Nëse dikush mendon se mund të sulmojë serbët në veri të Kosovës, atëherë Serbia nuk ka kurrfarë politike shtetërore”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se Serbia nuk ka politikë të qartë ndaj Kosovës .

"Unë përpiqem për zgjidhjen e shpejtë të problemit të Kosovës, sepse ai është plagë kanceroze shkatërruese e në këtë pjesë të Ballkanit dhe ndaj, sa më shpejt që të bëhet zgjidhja e drejtë e këtij problemi, mund të vihet pikë në këtë konflikt shumëshekullor”, ka thënë Daçiq.

Ai ka përsëritur se është për ndarje të Kosovë por kjo nuk është politikë shtetërore.

"Në Serbi pajtohen me këtë. Por nuk e di se me çfarë pajtohen sepse nuk ndërmarrin asgjë. Nuk është politikë që të angazhohemi për serbët në veri e politika shtetërore është të mbrojmë sovranitetin në Kosovë. E çfarë po mbrojmë, pra?, ka thënë Daçiq  

Kthehu mbrapa

Shto koment