Daçiq: Përmendorja do të hiqet deri me 17 janar!

31.12.2012 (komentet: 0)

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se përmendorja e UÇPMB-së do të hiqet deri me 17 janar, kur në Bruksel është paraparë të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

"Nëse nuk e heqin ata, do ta heqim ne. Nuk ekziston problem dhe pyetje se a do të shkoj unë në Bruksel apo jo, do të shkoj sigurt, vetëm se atherë nuk do të ketë më përmendore" ka thënë Daçiq.

Daçiq ka thënë se edhe organizatatat ndërkombëtare, posaçërisht ato që veprojnë në jug të Serbisë, kanë sygjeruar që vet shqiptarët ta heqin përmendoren, dhe se ai është i gatshëm për një kompromis të tillë.PRESHEVA.COM

Kthehu mbrapa

Shto koment