Daçiq: Nuk do ti shikojmë të qetë sulmet ndaj policisë

17.05.2012 (komentet: 0)

Pas sulmit në punktin policor sot në mëngjes në fshati Dobrosin, komuna e Bujanocit, është deklaruar edhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daciq. Ai ka thënë se "nuk do ti shikojmë të qetë si i sulmon dkush policët", duke pohuar se mbrëmë disa persona shqiptar nga pjesa e Kosovës kanë kryer sulm ndaj repartit të policisë në Dobrosin, raporton presheva.com.

 Daçiq: Nuk do ti shikojmë të qetë sulmet ndaj policisë                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                Daciq ka thënë se në sulmin që ka ndodhë mbrëmë rreth orës 2, në largësi vetëm 100 deri 150 metra nga kufiri administrativ, në pjesëne fshatit Stubëll, (tublinë) komuna e Gjilanit, gjegjësisht përskaj vendit ku ndodhet edhe njësiti i policisë, askush nuk është lënduar.

"Kanë gjuajtur disa herë me intenzitet të shkurtë. Në patrullim kanë qenë katër polic në stacion dhe për fat të mirë dëme nuk ka" ka thënë Daciq duke shtuar se sulmi është përsëritur dhe se policët kanë reaguar me 10 deri 15 plumba, me të cilën ka përfunduar edhe tërë aksioni. Kjo, konisderon Daciq është një tregues se sa "janë tregime të zbrazëta" për ruajtjen e paqës në këtë pjesë të teritorit.

"Ky është një shembull drastik i thyerjes së marrëveshjes me bashkësinë ndërkombëtare dhe një dëshmi se sa është rrezikuar paqa dhe siguria. Nuk do të rrimë të qetë kur dikush sulmon policët në Serbi përtej linjës adminstrative. Ne po bëjmë punën tonë ashtu siq e kemi bërë deri tani. Presim reagime të zyrtarëve ndërkombëtarë në lidhje me këtë incident" ka thënë Daciq.presheva.com

Kthehu mbrapa

Shto koment